Flash

Video/ Flamurtari pa lekë sheh Europën: 'dhurata' e dytë në dy ndeshje e portierit të Teutës

Lapsi.al 10 April 2019
Video/ Flamurtari pa lekë sheh Europën: 'dhurata' e

Flamurtari ka mundur 3-1 Teutën duke korrur kështu fitoren e tretë radhazi në kampionatin elitar të futbollit shqiptar, pas atyre ndaj Kamzës në tavolinë dhe Tiranës javën e kaluar. Një rezultat që flet qartë për superioritetin e skuadrës vlonjate që e dominoi takimin e javës së 28-të të  Superligës.

Pa kaluar minuta e parë e ndeshjes, Musta pason për Ribaj që i dha avantazhin Flamurtarit në sekondën e 55'-të. Tentativat e Kale dhe Rrapaj që vijuan, u ndalën nga portieri Hidi. Miqtë nga ana tjetër morën veten, por pa mundur të barazonin shifrat. Në pjesën e dytë, Flamurtari shënon golin e dytë. Ishte Sukaj ai që përfitoi nga një hutim i Hidit, për t'u nisur drejt portës së boshatisur dhe finalizuar.

Reagon trajneri Shkëmbi duke hedhur në fushë Latifi dhe Traore. Ishte pikërisht ky i fundit që ngushtoi diferencën duke dërguar në rrjetë një pasim të bukur të Kallakut, dhe duke shënuar kështu golin e parë dhe të vetëm të Teutës në minutën e 65'-të.

Gjithsesi skuadra e trajnerit Daja ruajti avantazhin, ndërkohë që goli i tretë ka ardhur në minutën e 90'-të. Batha ka vulosur rezultatin duke shndërruar në gol penalltinë e fituar nga Elton Kale. Pas kësaj fitoreje, Flamurtari mori tri pikë të tjera dhe vendin e tretë Teutës e cila numëron 43 pikë, një më pak se vlonjatët.

 

 

p

 

.

Vidnews

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI