Flash

Video/ Barça një hap larg gjysmëfinales: Ronaldo nuk i mjafton Juventus-it të fitojë

Lapsi.al 10 April 2019
Video/ Barça një hap larg gjysmëfinales: Ronaldo nuk i mjafton

Barcelona hedh hapin e sigurtë drejt gjysëmfinaleve, ndërsa Juventus ndalet në barazim 1-1 nga një Ajax i bukur, por që tregoi mungesë eksperiencë dhe në fund edhe mund të ishte ndëshkuar keq. Në dy sfidat çerekfinale Champions League rezultatet janë të hapura për kthimin, por 0-1 i marrë në transfertë nga  Barcelona pak i lë për të shpresuar angelzët e  Manchester United.

Barcelona "fik" Old Trafford duke mundur 1-0 Manchester United dhe lehtëson rrugën e saj drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve. Vendimtare ishte një goditje me kokë e Luis Suares në minutën e 12'-të, e pamundur të shmangej për shkak të një devijimi të pafat të Luke Shaw: goli u vlerësua falë teknologjisë VAR, pas dyshimit të italianit Rocchi për një pozicion jashtë loje të sulmuesit uruguajan. Nuk mungoi as një episod me Lionel Messi-n, që u gjakos në minutën e 29'-të, pas një ndërhyrje nga Smolling. Më pas, pjesa dërrmuese e lojës ishte një rezistencë e suksesshme e blaugranave ndaj "zgjimit" të Djajve të Kuq.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/l5/L5vO.mp4

Në "Cruijff Arena" mes skuadrës së Allegri-t dhe asaj të Ten Hag gjithçka ka përfunduar 1-1. Në pjesën e parë bardhezinjtë kanë rrezikuar dhe vuajtur shumë, por kanë zhbllokuar takimin falë një goditje të shkëlqyer me kokë të CR7 në minutën e 45'-të. Në pjesën e dytë Neres ka barazuar menjëherë llogaritë në minutën e 46'-të me një të djathtë të bukur, ndërsa Douglas Costa godet shtyllën në fund të ndeshjes. Protesta të bardhezinjve për një faull në zonë ndaj Bentacur. Me kalimin e minutave, Ajax pati dëshirë për të shënuar edhe të dytin, por shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund të takimin.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/pm/pmWa.mp4

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI