Flash

Var bën të pakënaqur edhe në Champions: Delph e Salah i'a hedhin lehtë

Lapsi.al 10 April 2019
Var bën të pakënaqur edhe në Champions: Delph e Salah

Kohë të vështira për Var, edhe në Champions League. Në dy ndeshjet e para cerekfinale, janë anashkaluar disa episode që i kanë shpëtuar arbitrave të ndeshjes, por nuk duhej të ndodhte me videoasistentët. Në pjesën e dytë të Tottenham-Manchester City, Delph ndërhyri keq në kaviljen e majtë të Harry Kane, duke e detyruar të dalë para kohe nga fusha e lojës, e me shumë mundësi i mbylli edhe sezonin qendërsulmuesit të Tottenham. Askush nuk e evidentoi dhe tani mbrojtësi i City rrezikon provën tv. Prova tv është kërkuar edhe nga Porto, për një ndërhyrje vrasëse të Salah ndaj Danilo: egjiptiani shkoi direkt me taka në këmbën e mesfushorit luzitan. Një faull që as arbitri Mateu Lahoz e as Var nuk e konsideruan të kuq, si thotë në fakt rregullorja e Uefa-s.

është nervozuar shumë tekniku i Spurs Pochettino me Delph, për ndërhyrjen e keqe ndaj Kane. Akuzat për stafin arbitral kanë qenë të forta edhe nga Porto. Felipe, mbrojtësi i portugezëve, nuk përdor lojëra fjalësh: "Var nuk e pa, përndryshe duhet të ndëshkonte me karton të kuq Salah". Një kërkesë që thërret tashmë aplikimin e provës tv. Klopp ka një avantazh të fortë, pas 2-0 të ndeshjes së parë, por mungesa e egjiptianit rrezikon ti komplikojë planet.

Të këshilluara

Video/ Efekti stadium, Tottenham befason City

Euroderbi britanik në cerekfinalet e Champions League po shkon në favor të Tottenham Hotspur. Londinezët kanë kaluar në avantazh në stadiumin e tyre të ri, përb...

22:44

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI