Flash

Superiore/ Titulli, Europa e mbijetesa: 90 minutat e javës së 28 mund të japin përgjigjet

Lapsi.al 10 April 2019
Superiore/ Titulli, Europa e mbijetesa: 90 minutat e javës së 28 mund

Kampionati nuk jep frymëmarrje dhe në hakun e katër ditëve rikthehet në mesjavë me javën e 28 të Superiores. Për titullin është gjithnjë një garë në distancë, por 90 minutat mund të jenë deçizive për mbijetesën dhe zonën Europiane të renditjes.

Një ndeshje për jashtë a brenda, të paktën për Kastriotin, ajo në Redi Maloku kundër Luftëtarit. Me Tiranën që ka të fituar në tavolinë sfidën me Kazmzën e gjirokastritët që janë aktualisht 7 pikë diferencë, altenativa e vetëm për skuadrën e Devollit është fitorja. Pas suksesit të marrë me Kukësin, besimi për një tjetër rezultat pozitiv ndihet në skuadër, por në anën tjetër domosdoshmëria për të fituar me cdo kusht mund ta penalizojë kundër një formacioni që ka mundur në tre ndeshje radhazi Partizanin kryesues. Me pak fjalë, qendresa e fundit për Kastriotin, sepse nëse nuk e fiton këtë, sforcot e tjera me shumë mundësi do të jenë të kota.

Për titullin, diferenca prej 9 pikësh i jep qetësinë Partizanit, të administojë mini-krizën e daljes nga Kupa dhe humbjes së fundit në kampionat, kur përballë të ketë Skënderbeun. Korcarët kanë 180 minuta më pak në këmbë, duke mos luajtur në Kupë e kampionat, për shkak të ndeshjeve me Kamzën e përjashtuar, por kjo nuk do të ketë shumë vlerë me të kuqtë e Gegës që duan me cdo kusht të mios rrezikojnë kthimin e Kukësit, që tani ka një njohje të vjetër në pankinë. Ernest Gjoka, trajneri që i ka dhënë titullin e vetëm Bluve, duhet ta nisë nga transferta e Lacit, një kundërshtar frikësues në momentin më të papërshtatshëm për verilindorët.

Pas shuplakës së Teutës dhe me pozicionimin dy pikë larg durrsakëve, që duhet të luajnë në Vlorë me Flamurtarin, kurbinasit e Starovës hedhin sytë nga Europa, ashtu si edhe vlonjatët me 41 pikë secili. Tre skuadra në lojë për Europën dhe duhet patur parasysh që Teuta vjen nga periudhë jo, me daljen nga Kupa dhe një golavarazh 1-8 në tre ndeshjet e fundit. Aspak premtues po të mendosh se tetë javë nga fundi rrezikon të parakalohet për Europën…

Të këshilluara

Video/ Efekti stadium, Tottenham befason City

Euroderbi britanik në cerekfinalet e Champions League po shkon në favor të Tottenham Hotspur. Londinezët kanë kaluar në avantazh në stadiumin e tyre të ri, përb...

22:44

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI