Flash

Qerimaj vendos rekord kombëtar, por medalja duket larg: i dyti në Baterinë B në Batumi

Lapsi.al 10 April 2019
Qerimaj vendos rekord kombëtar, por medalja duket larg: i dyti në

Erkand Qerimaj ka përfunduar garën e tij në Europianin e Batumit në Gjeorgji, pa mundur të fitojë baterinë B, edhe pse në dygarësh arriti të njëjtin rezultat me spanjollin Eduardo Mata, që për momentin është i pari me peshë trupore më të vogël. Gjithësesi vështirë se peshëngritësi shkodran do të arrijë të futet në zonën e medaljes, duke qenë se priten gara e baterisë A, ku është edhe Daniel Godelli.

Në peshën 81 kg, Qerimaj ka vendosur një rekord të ri kombëtar në shkëputje me 159 kg, të ngritur në provën e tretë, që është edhe rezultati më i mirë i peshëngritësit në karrierë. Shkodrani e filloi me 157 në provën e parë, duke ngritur nga 2 kg në cdo tentativë. E kundërta ndodhi me spanjollin Mata, që e nisi ulët me 152, por në të dytën shkoi 157, për të marrë vendin e parë të baterisë me 160.

Në shtytje të dy rivalët realizuan vetëm nga një provë të sukseshme: Qerimaj me 188 kg, pa mundur të realizojë 193 dhe 194, ndërsa spanjolli 187, duke barazuar totalin e shqiptarit në dygarësh me 347 kg.

Të këshilluara

Video/ Efekti stadium, Tottenham befason City

Euroderbi britanik në cerekfinalet e Champions League po shkon në favor të Tottenham Hotspur. Londinezët kanë kaluar në avantazh në stadiumin e tyre të ri, përb...

22:44

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI