Flash

‘NATO-ja arabe’/ Projektohet në Arabinë Saudite aleanca e re e Lindjes së Mesme

Lapsi.al 10 April 2019
‘NATO-ja arabe’/ Projektohet në Arabinë Saudite aleanca e

Arabia Saudite ka filluar punën për krijimin e një "Pakti Strategjik të Lindjes së Mesme" të njohur ndryshe si "NATO arabe".

Sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve (SPA) mësohet se Arabia Saudite ka njoftuar se në kryeqytetin Rijad ka organizuar takimin e zhvilluar mes SHBA-ve dhe vendeve arabe si pikën fillestare të punës përgatitore për "Paktin Strategjik të Lindjes së Mesme".

Takimi u zhvillua në Rijad të hënën me pjesëmarrje të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti, Sulltanati i Omanit, Jordania dhe Katari. Ndërkohë asnjë informacion nuk është dhënë për emrat dhe nivelet e pjesëmarrësve.

Gjithashtu theksohet se takimi u vlerësua si "një hap drejt krijimit të një pakti që synon forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe në botë". 

Ky union strategjik, i njohur në botën arabe si "NATO arabe", thuhet se ishte një nga rezultatet e takimit arabo-amerikan të mbajtur në Rijad në gusht të vitit 2017.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI