Flash

I thyen hundën, Balotelli rrezikon dënimin ekzemplar

Lapsi.al 10 April 2019
I thyen hundën, Balotelli rrezikon dënimin ekzemplar

Pas largimit në janar nga Nice, Mario Balotelli e nisi në mënyrë spektakolare aventurën e tij të re me fanellën e Marseille, duke shënuar 7 gola në 10 ndeshje, gjë që e afroi edhe me kombëtaren e Italisë. Vetëm se Balotelli nuk ndryshon kurrë dhe një idiotësi rrezikon ti prishë gjithcka. Sulmuesi italian rrezikon tani një pezullim të gjatë, që m und ta detyrojë edhe të mbyllë sezonin para kohe. E gjitha për shkak të një goditje të dhënë ndaj mbrojtësit të Bordeaux Pablo, që përfundoi me hundë të thyer, në ndeshjen e luajtur të premten në mbrëmje. Një episod që i shpëtoi arbitrit të ndeshjes, por që mund të analizohet nga Komisioni i Disiplinës. I ndëshkueshëm edhe me tetë ndeshje skualifikim.

Incidenti ndodhi pak minuta pas hyrjes në fushë të Balotelli (69'), kur sulmuesi u fut në kontakt me Pablo, që doli nga loja sepse kishte gjakrrjedhje. Braziliani, i ndëshkruar me karton të verdhë për protesta e më pas me të kuq për shkak të një goditje hakmarrëse ndaj Balotellit, në fund të ndeshjes ka akuzuar italianin se e ka goditur qëllimisht në fytyrë duke I thyer hundën.

Bordeaux me një komunikatë ka reklamuar kërkesën për sanksione ndaj Balotelli, por do të jetë Komisioni Disiplinor që do të vendosë nëse do ti analizojë apo jo pamjet. Nëse konsiderohet goditje e qëllimshme, Balotelli rrezikon një skualifikim nga pesë në tetë javë (varet nëse dora konsiderohet apo jo pjesë e lëvizjes së lojës).

Të këshilluara

Video/ Efekti stadium, Tottenham befason City

Euroderbi britanik në cerekfinalet e Champions League po shkon në favor të Tottenham Hotspur. Londinezët kanë kaluar në avantazh në stadiumin e tyre të ri, përb...

22:44

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI