Flash

Brexit/ May flet nga Samiti i BE-së: Dua ta braktis BE-në në mënyrë të rregullt, sa më shpejt

Lapsi.al 10 April 2019
Brexit/ May flet nga Samiti i BE-së: Dua ta braktis BE-në në

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, u shpreh e keqardhur nga Samiti i sotëm i liderëve të Bashkimit Evropian që Dhoma e Komunëve nuk ka gjetur ende dakordësinë për të ratifikuar marrëveshjen e çanëtarësimit të vendit nga Unioni.

May pret që nga takimi i sotëm me krerët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të tjera anëtare në Bruksel, do mund të sigurojë shtyrjen e afatit për arritjen e një daljeje të rrregullt të Britanisë nga familja evropiane. “Qëllimi i këtij Samiti është që të biem dakord për një zgjatje që do të na japë më shumë kohë për të rënë dakord mbi një marrëveshje, që do të na lejojë të largohemi nga BE-ja në mënyrë të rregullt”, u shpreh për mediat May.

Numri një i qeverisë britanike ka kërkuar pak ditë më parë në një letër adresuar Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, zhvendosjen e procesit të Brexit-it deri më datë 30 qershor, nëse nënshkrimi i “paketës së divorcit”, që përmban “Marrëveshjen e Tërheqjes” dhe “Deklaratën Politike”, nuk do të ndodhë dot më herët.  “Është e rëndësishme që ne të largohemi nga BE në momentin kur do të ratifikojmë marrëveshjen”, deklaroi  kryeministrja May.

“Marrëveshja e Tërheqjes”  ka të bëjë me kushtet e largimit të Britanisë, të cilat përfshijnë të drejtat e qytetarëve britanikë dhe të atyre evropianë, kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si edhe vendosjen e një periudhe te majftueshme tranzicioni deri në shkëputjen përfundimtare të vendit nga Unioni. Ndërsa, “Deklarata Politike” mbulon spektrin e rregullave mbi marrëdhëniet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI