Almeda Abazi është në pritje të fëmijës së saj të parë me aktorin turk Tolgahan Sayisman.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Revista Who”, ka rrëfyer për momentin më të rëndësishëm të jetës dhe se si e zgjodhën emrin Efehan për të birin që pritet të vijë në jetë së shpejti. “Po, Efehan. Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan.”-ka treguar ndër të tjera ish Miss Shqipëria. E pyetur nëse do t’i mësojë shqip vogëlushit, Almeda është përgjigjur: “Oh sigurisht, do mundohem t’i flas vetëm në shqip, turqishten ja kam lënë Tolgës.'