Flash

Shpërthen bomba, 4 amerikanë vriten në Afganistan

Lapsi.al 9 April 2019
Shpërthen bomba, 4 amerikanë vriten në Afganistan

Tre shërbyes të ushtrisë amerikane dhe një kontraktor amerikan u vranë nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës, pranë bazës kryesore ajrore të NATO-s në Afganistan. Përgjegjësinë për sulmin e morën talibanët. Misioni Mbështetës i NATO-s tha përmes një deklarate se katër amerikanë janë vrarë pranë bazës Bagram, rreth 50 kilometra në veri të Kabulit.

Sipas deklaratës, tre ushtarë amerikanë janë plagosur po ashtu. Incidenti çon në shtatë numrin e ushtarëve të vrarë amerikanë këtë vit në Afganistan. Dhuna në Afganistan vazhdon, edhe pse militantët talibanë po mbajnë negociata me zyrtarët amerikanë për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund luftës gati 18-vjeçare në këtë vend, shkruan Rel.

Misioni i NATO-s në Afganistan aktualisht ka 17,000 trupa – rreth gjysma e tyre nga Shtetet e Bashkuara.

Të këshilluara

Tensionet me SHBA, Putin takon sot Erdoganin

Teksa Shtetet e Bashkuara dhe NATO bëjnë thirrje gjithnjë e më shumë për rrezikun e influencës së Rusisë në Europë e Ballkan, Rexhep Taip Erdogan vijon afrimin ...

12:32

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI