Flash

Ronaldo i Juventus? Rekordi është i gjithi i Piatek

Lapsi.al 9 April 2019
Ronaldo i Juventus? Rekordi është i gjithi i Piatek

Është një gol historik ai i Piatek në Stadium. Qendërsulmuesi polak, përvecse arriti Quagliarella në kuotën 21, është futur në klubin e lojtarëve të huaj që kanë patur një impakt të jashtëzakonshëm në Serie A, duke arritur të paktën në 20 gola në sezonin e tyre të parë italian. Piatek është gjithnjë e më i ngjashëm me një tjetër bomber të madh të ardhur nga Lindja si Andrij Shevcenko që, në 1999-2000, në vitin e tij të parë kuqezi, e mbylli sezonin me 24 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Piatek, është -3 nga rekordi i Sheva por me ende 7 ndeshje në dispozicion, mund të mendojë për një objektiv edhe më të madh, sepse vendin e parë si sulmues të huaj debutues në Serie A e mban ende Ronaldo Fenomeni. Braziliani, në sezonin e tij të parë zikaltër, '97-'98, e mbylli në kuotën e 25 golave, për më tepër në vitin e Topit të Artë.

Katër gola e ndajnë sulmuesin polak nga një legjendë e vërtetë në futboll. Mesatarja e monstruoze e golave të Piatek, me gati një gol për ndeshje, 0,70 për të qenë precizë, premton një finale sezoni triumfal. Nëse Pistolero do të mbajë të njëjtin ritëm, do ta mbyllte me më shumë se 26 gola sezonin, duke lënë pas shpine Ronaldo e Shevcenko duke u bërë, me tym pistoletash, shënuesi më i mirë i huaj i të gjitha kohërave në vitin e parë në Itali.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI