Flash

Champions, mesazhi i Cristiano Ronaldo për Allegri: gati për Ajax

Lapsi.al 9 April 2019
Champions, mesazhi i Cristiano Ronaldo për Allegri: gati për Ajax

"Trajner, unë jam gati!". Cristiano Ronaldo, 15 ditë nga dëmtimi i pësuar në transfertën me Kombëtaren, ndihet plotësisht i rikuperuar e në ndeshjen e vajtjes cerekfinale të Champions kundër Ajax dëshiron të jetë: për vete e për skuadrën, duke patur parasysh kapacitetin unik për të përfshirë dhe karikuar këdo që luan pranë tij.

Natyrisht nuk është një nga ato lajme që Massimiliano Allegri nuk do ta donte. Madje e ka pritur krahëhapur. Puna e kryer ka qenë e kënaqshme, ndërsa sot do të bëhen vlerësimet e fundit përpara ndeshjes në Johan Cruijff Arena të Amsterdam.

Dyshimet lidhen vetëm me faktin e minutave që mund të ketë CR7 në këmbë: grumbullimi i tij është i sigurtë, madje edhe prezenca nga minuta e parë, sepse është e vështirë të imagjinosh Ronaldo të ulur në pankinë për një ndeshje të tillë. Mbetet vetëm për tu parë nëse ka 90 minuta në këmbë, pas dy javësh stërvitje me ritme të ngadalta. Megjithatë për dikë që në cerekfinale të Champions, në 20 ndeshje ka shkuar në gol 23 herë, asgjë nuk është e pamundur...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI