Flash

Champions/ Euro-derbi britanik dhe paniku liverpulas me emrin Porto

Lapsi.al 9 April 2019
Champions/ Euro-derbi britanik dhe paniku liverpulas me emrin Porto

Çerekfinalet e Champions League nisin emocionet e para të kompeticionit në mbrëmjen e sotme ku vëmendja është e përqendruar mbi të gjithë në Tottenham Stadium për euro derbin anglez, edhe pse në Anfield Road Liverpool luan kundër skuadrës që nuk do ta donte: “Të gjithë donin Porton, përvec nesh” ka thënë tekniku Jurgen Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Paralajmërimi se do të jetë një ndeshje ndryshe kur Tottenham dhe Manchester City të vendosen përballë ka ardhur, por mbetet për tu provuar nëse efekti i stadiumit të ri të londinezëve, që mirëpret ndeshjen e parë të Champions, do ta bëjë këtë ndeshje të jetë ndryshe nga ato në Premier League: “Champions është turne komplet ndryshe nga Premier. Duam të jemi agresivë e të luajmë me ritëm të lartë për ti vënë në krizë kundërshtarët tanë. Për pjesën tjetër do të mendojë atmosfera në Tottenham Stadium”, ngacmoi Maurizio Pochettino në vigjilje.

Me rikthimin e Delle Ali mesfusha e Tottenham ka gjetur stabilitet, por tekniku argjentinas nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shpejtësia e Son, duke e preferuar Ali më të tërhequr. “Tottenham nuk është vetëm Kane”, është përcaktimi i Guardiolës, që në fakt duhet të gjejë një zgjidhje për të vënë fre inteligjencës taktike të Eriksen. Për Citizens De Bryne pritet ta nisë nga fillimi, me një treshe ofensive Bernardo Silva-Sterling-Aguero që ndjen konkurencën e Jesus.

Në Anfield portugezët e Porto vijnë me një kujtim të hidhur, atë të pësimit të pesë golave një vit më parë, që e bëjnë Liverpool favorit, por që në anën tjetër shërben si stimul moral për të karikuar skuadrën drejt një kualifikimi. Fakti që Klopp nuk i beson brishtësisë së Portos, tregon se përballë finalistëve të një viti më parë, do të rreshtohet një skuadër taktike, e aftë të krijojë problem kundër cdo kundërshtari.

Champions League - Quarter-finals

21:00 Liverpool ? - ? FC Porto

21:00 Tottenham Hotspur ? - ? Manchester City

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI