Flash

Aktorja e filmave Bond, Nadja Regin ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare

Lapsi.al 9 April 2019
Aktorja e filmave Bond, Nadja Regin ka ndërruar jetë në

Nadja Regin, e cila u shfaq në dy filma të James Bond-it, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e filmave 007 në Twitter, e cila shprehej:

“Ngushëllimet tona shkojnë për familjen në këtë kohë të veshtirë.”

Ne vitin 1963 aktorja ishte rekrutuar për të luajtur rolin e të dashurës së stacionit te bosit MI6, Alim Kerim Bey ne filmin me titull ‘From Russia with love.’ E lindur në Beograd të Serbisë, Regin filloi të aktronte në shtëpi dhe në Gjermani përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar, në mes të viteve 1950-të. Ajo mori pjesë në disa filma britanikë përpara se të merrte rolin në filmin ‘From Russia ëith love’. Ne vitet ’70 Regin punoi për kompani si Rank Film dhe producentët e filmave horror, Hammer, duke përzgjedhur tekste filmash për produksion. Ajo së fundmi publikoi novelën e saj ‘The victims and the fools’ (në shqip: ‘Viktimat dhe budallenjtë’) me emrin e saj te plotë Nadja Poderegin. Libri përshkruan romancën midis një poeti idealizues dhe një kërcimtareje të bukur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të këshilluara

Partnerja e reperit humb fëmijën (Foto)

Noah, do të bëhej më një fëmijë së shpejti. Pak më shumë se një muaj më parë, reperi dha lajmin se do të bëhej baba për herë të parë. E dashura e tij e re, ...

13:49

Rita Ora në Kosovë, jo për të performuar

Ashtu siç kishte thënë më parë Rita Ora, mbërriti dje në Kosovë, ku do të qëndrojë për një vizitë 3-ditore, por jo për të performuar. Ardhja e saj kësaj rradhe ...

11:36

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI