Flash

Shqipëria, arrihet akordi: Edy Reja është trajneri i ri i kuqezinjve

Lapsi.al 8 April 2019
Shqipëria, arrihet akordi: Edy Reja është trajneri i ri i

"Nesër do ta mësoni nëse do të drejtoj Shqipërinë ", kishte deklaruar tekniku në 25 mars. U deshën disa ditë më shumë, por në fund përgjigja erdhi: Edy Reja do të jetë në krye të pankinës së Shqipërisë. Pas shkarkimit të Christian Panucci dhe një periudhe reflektimi mbi kandidatët e mundshëm për të pasuar italianin, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me një veteran të trajningut të Covercianos: 73 vjecari ish-Atalanta e Lazio do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Bashkë me të, në prag të impenjimeve për kualifikueset e Euro 2020, mund të mbërrijë edhe Alessandro Calori: zgjedhur si zëvendës trajner. Edy Reja do të jetë tekniku i katërt italian që do të ulet në pankinën e kombëtares kuqezi.

Pas Beppe Dossena, Gianni De Biasi e Christian Panucci, FSHF ka zgjedhur një tjetër italian për drejtimin e skuadrës përfaqësuese. Vendin e ish-trajnerit të Livorno e Ternana, i shkakrkuar pas humbjes në shtëpi kundër Turqisë në ndeshjen e parë të Grupit H në kualifikueset e Europianit 2020, do të jetë Edy Reja. Sipas asaj që është bërë e ditur nga Radio Kiss Kiss Napoli, tekniku gorician ka gjetur akordin me Shqipërinë e është gati të fillojë punën me Kombëtaren e shqiponjave.

Pavarësisht ndonjë vështirësie të hasur në ditët e kaluara, tratativa është mbyllur në fundjavë pas një takimi të zhvilluar në Bolonja mes Reja e Armand Duka, presidentit të Federatës shqiptare. Në prag të dy ndeshjeve të qershorit, kundër Islandës e Moldavisë, trajneri i ri ka menduar ti besojë si asistent Alessandro Calori: që vjen nga një aventurë që zgjati pak më shumë se një muaj me Ternana.

Pas pankinës së tij të fundit në Serie A, ajo e Atalanta në sezonin 2015/2016, Reja ishte kthyer në xhiron e kampionatit falë Napolit të Aurelio De Laurentiis (klub që e kishte sjellë nga Serie C në elitën e futbollit italian) me detyrën e supervizorit të sektorit të të rinjve napoletanë: një detyrë që tashmë është i detyruar ta ndërpresë, për shkak të thirrjes së Kombëtares shqiptare.

Lajmin e japin mediat italiane, në kohën kur FSHF hesht. Përvec emrit të teknikut nga Gorizia, federata shqiptare kishte marrë në konsideratë edhe profeile të tjerë trajnerësh. Në lojë ishin edhe Besnik Hasi e tre teknikë të tjerë italianë: Alberto Zaccheroni, Roberto Donadoni e Luigi De Canio.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI