Flash

“Nëse kanë ndryshuar rregullat të na e thonë”: De Zerbi i tërbuar me penalltinë e Lazios

Lapsi.al 8 April 2019
“Nëse kanë ndryshuar rregullat të na e thonë”:

Sassuolo shkoi shumë pranë goditjes në shtëpinë e Lazio dhe del nga Olimpico me një barazim të mirë, por që për mënyrën si u fiksua ka lënë një shije të hidhur. Nervoz dhe ofensiv në fund të ndeshjes tekniku i jeshilzinjve, Roberto De Zerbi, për penalltinë në favor të Lazio që zhbllokoi ndeshjen.

“Ndodhi një gjë e rëndë sepse u përmbys rregullorja - tha në konferencën për shtyp tekniku – Kur topi prek fillimisht një pjesë tjetër të trupit e pastaj dorën nuk është penallti. Ky është rregulli e nëse shkon kundër rregullave ndodh dicka e rëndë. Rregullorja është e qartë, nuk është kurrë penallti, e nuk do të doja që duke na konsideruar që kemi shpëtuar, dëmi që pësuam ka më pak vlerë. Ne nuk ankohemi kurrë, por ishte shumë e shëmtuar. Nëse duan të ndryshojnë rregullat më parë duhet të na e bëjnë të ditur".

Lazio kërkon të arrijë zonën Champions dhe barazimi kundër Sassuolo nuk është rezultati që kërkonte, porn ë anën tjetër edhe me një “ndihmë” sin ë rastin e penalltisë, skuadra e Simone Inzaghi ka bërë një ndeshje nën ton dhe ka qenë më afër humbjes së fitores, pavaraësisht rasteve të krijuara.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI