Flash

Milan, Gattuso sheh përpara: "Kundër Lazio-s do të jetë një finale për Champions"

Lapsi.al 8 April 2019
Milan, Gattuso sheh përpara: "Kundër  Lazio-s do të

Ndal polemikave. Gennaro Gattuso, i intervistuar nga "Milan TV", preferon të arkivojë atë që ndodhi në sfidën me Juventus dhe të përqendrohet te ndeshja vendimtare e të shtunës mbrëma kur kuqezinjtë të presin Lazio-n.

Trajneri i Milan-it nuk kthehet të flasë për gabimet e Fabbri-t, as për takimin e sotëm për drejtuesit e hierarkisë së arbitrave.

"Mbledhja në Lega bëhet dy herë në vit, që në nëntor u takuam. Prej disa kohësh jemi penalizuar, por nuk duhet të jetë një alibi për mua dhe as për lojtarët. Kundër Juventus kemi luajtur mirë, ndonjë episod nuk ka shkuar në drejtimin e duhur, por duhet të shohim përpara".

Paraqitja e të tijve në "Stadium" e ka kënaqur. Gattuso që tani i kërkon Milan-it të përsërisë vetveten edhe në ndeshjet e ardhshme.

"Ndeshja kundër Juventus-it duhet të na mbesë në kujtesë, sepse bëmë gjëra pozitive dhe këtë duam ta tregojmë edhe ndaj Lazio. Për periudhën që po përjetojmë, do të jetë një finale. Një ndeshje që nuk mund ta humbasim nëse duam të shkojmë në Champions. Pas shumë kohësh kemi bërë një provë shumë të mirë, do të rinisemi nga aty dhe e dimë që do t'i luajmë shumë mirë shtatë ndeshjet e mbetura".

Në fund Gattuso nënvizon se sa mirë ka bërë skuadra e tij që ende është në garë për vendin e katërt të renditjes.

"Sekreti është entuziazmi dhe dëshira. Pas shumë vitesh kthehemi të diskutojmë Champions-in, vetëm në sezonet e fundit ishim jashtë loje".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI