Flash

Liverpool, Klopp: "Të gjithë donin Porton... përveç nesh"

Lapsi.al 8 April 2019
Liverpool, Klopp: "Të gjithë donin Porton... përveç

Liverpool nuk i beson Portos, kundërshtar i Reds në cerekfinale të Champions që nisin të martën me ndeshjen e vajtjes. "Të gjithë donin të përballeshin me Porto në cerekfinale, por jo ne - tha Klopp në konferencën e vigjiljes -. Personat me një njohje të mirë të futbollit nuk do të kishin dashur të përballeshin me skuadrën portugeze, kjo është e vërteta. Në krahun tjetër, askush nuk donte të ndeshej me Liverpool. E di, do të jetë një cerekfinale e vështirë, por do ta përballim në mënyrën e duhur".

Në sezonin e kaluar Liverpool i shënoi pesë gola Portos, që tani mendon për hakmarrje. "Sfida e sezonit të kaluar mund të jetë më e nevojshme për ata se për ne - shpjegoi tekniku i klubit anglez -. Shënuam dy ose tre gola në kundërsulm, u treguam cinikë. Në këtë sezon kemi patur shumë momente pozitive në Europë, më shumë se ato negative. Pas ndeshjes me Bayern, të gjithë folën për 0-0 në Alfield Road e menduan se nuk do të mjaftonte. Përballuam me respekt të madh gjermanët e duhet ta bëjmë edhe me Porton. Thatësira e golit e Salah? Askush nuk shqetësohet, as ai vetë. Punon si gjithnjë me ritme brilante, si në stërvitje ashtu dhe në ndeshje. Kundër Southampton shënoi një gol të shkëlqyer, vendimtar, të rëndësishëm".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI