Flash

Erdogan dhe Putin takim në Moskë pas mosmarrëveshjeve të Turqisë me NATO-n

Lapsi.al 8 April 2019
Erdogan dhe Putin takim në Moskë pas mosmarrëveshjeve të

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pritet të takohet sot në Moskë me homologun e tij rus Vladimir Putin. Vizita e tij në këtë vend vjen vetëm pak ditë pas mosmarrëveshjeve të Washingtonit me Ankaranë në lidhje me një plan të mundshëm ushtarak të Turqisë në Siri dhe vendimit për të blerë sistemin antiraketor nga Rusia S-400.

Turqia është vend anëtar i NATO-s dhe marrëdhëniet e këtij vendi me Rusinë kanë qenë historikisht të tensionuara, por me administratën e presidentit Erdogan, raportet mes Moskës dhe Ankarasë janë përmirësuar dhe forcuar. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Nato-s e kanë kritikuar Turqinë për vendimin e saj për t'u mbrojtur me sistem antiraketor Rus që nuk është në përputhje me sistemet e aleancës veri atlantike. Washingtoni ka kërkuar nga Ankaraja që ta anulojë marrëveshjen për blerjen e sistemit antiraketor rus si dhe ka pezulluar pjesëmarrjen e Turqisë në programin e saj F-35.

Zv.presidenti Amerikan Mike Pence deklaroi më 3 Prill se Turqia duhet të zgjedhë nëse dëshiron të mbetet një partner kryesor i NATO-s ose të rrezikojë sigurine e këtij partneriteti duke ndërmarrë vendime të pamatura të cilat rrezikojnë aleancën. Departamenti Amerikan i shtetit deklaroi javën e kaluar se Ankaraja mund të përballet me sanksionet amerikane nëse vazhdon më tej me planet e blerjes së sistemit rus.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i cili ndodhej në Washington DC për 70 vjetorin e themelimit të NATO-s deklaroi për televizionet amerikane se ishte “e papranueshme” që Uashingtoni të refuzonte të shiste armë në Turqi dhe gjithashtu të insistonte që Ankaraja të mos blinte një sistem mbrojtës nga një vend tjetër. Cavusoglu, i cili ka thënë se “marrëveshja S-400 është një marrëveshje e përfunduar” nga e cila Ankaraja nuk do të tërhiqet, sugjeroi të formohej një grup pune ndërmjet Pentagonit dhe Ankarasë për të adresuar mosmarrëveshjen. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo javën e kaluar paralajmëroi gjithashtu ministrin turk Cavusoglu për “pasoja potencialisht shkatërruese” nëse Turqia do të niste një ofensivë kundër forcave kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në Siri.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI