Flash

Champions, Pochettino kërcënon City: "Nuk do të jetë si në Premier".

Lapsi.al 8 April 2019
Champions, Pochettino kërcënon City: "Nuk do të jetë si

"Champions është turne komplet ndryshe nga Premier". Tekniku i Tottenham, Mauricio Pochettino, paralajmëron Manchester City në vigjilje të ndeshjes së kthimit të cerekfinaleve të Champions. "Duam të jemi të fortë, agresivë e të luajmë me ritëm të lartë për ti vënë në krizë kundërshtarët tanë. Për pjesën tjetër do të mendojë atmosfera në Tottenham Stadium".

Në kampionat Tottenham ka 16 pikë diferencë nga City. "Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, Manchester City është një nga skuadrat më të mira të Europës - vazhdoi Pochettino - Patëm kohë të përgatitemi e të flasim për situatra të ndryshme që mund të ndodhin. Mendoj se është një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sime si trajner. Unë e Guardiola jemi përballur në Spanjë e kemi luajtur shumë ndeshje kundër njëri tjetrit. Është një cerekfinale, jo një miqësore".

"Të tetë skuadrat janë në garë për të fituar Champions - u përgjigj Guardiola - Kjo skuadër ka treguar se është e përqendruar, pavarësisht se luan cdo tre ditë. Tottenham nuk është vetëm Harry Kane, skuadra është e gjitha e fortë. Fizikisht në të gjitha repartet është e pabesueshme, e kam thënë dhe e përsëris, por nuk do të impresionohemi nga atmosfera që do të gjejmë në stadium".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI