Flash

Barcelona, Bartomeu: "I kërkova Pogba-në Juve-s, por kushtonte shumë"

Lapsi.al 8 April 2019
Barcelona, Bartomeu: "I kërkova Pogba-në  Juve-s, por kushtonte

Nuk është një mister që te Barcelona pëlqejnë Pogba, i cili është në dëshirat e të gjitha klubeve elitare europiane. Francezi ka një kontratë deri në 2021 me Manchester United, ku është kthyer në 2016-ën pas një super marrëveshje me Juventus. Dymbëdhjetë muaj më parë (jemi në 2015), karriera e tij do të merrte një drejtim tjetër, siç zbulon presidenti i Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu. "Në verën e 2015-ës i thashë Juve-s që nëse do të vendoste të shiste Pogba, ne do të ishim të interesuar. Por, kur e shitën një vit më pas, na informuan për ofertën e United dhe ne nuk mund ta paguanim atë shifër".

Numri 1 blaugrana, i cili ka treguar prapaskenën gjatë një interviste për ESPN, nuk përjashton që në të ardhmen rruga e mesfushorit të takohet me atë të katalanasve: "Pogba po përmirëoshet në Manchester, tani është një nga yjet e futbolit në nivel botëror - komenton Bartomeu-. E ardhmja te Barcelona? Preferoj të mos flas për lojtarët e skuadrave të tjera, sepse jam i sigurt se edhe lojtarë të Barça-s do të përmirësonin skuadra të tjera".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI