Flash

Grykësi që qesh me Elez Biberajn

Lapsi.al 8 April 2019
Grykësi që qesh me Elez Biberajn
Në një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, që nxënësi i vetëshpallur i Konicës pretendon se e njeh më mirë se kushdo, Edi Rama ndërmori të hënën një mision të pamundur. Në formën e një letër përgjigjeje ai u përpoq të bindte publikun se drejtori legjendar i Zërit të Amerikës është një gazetar që nuk di të ndajë faktet nga opinionet, se ai flet me mendësinë e Saliut, se media që ai drejton i degradon standartet kur raporton për qeverinë e Rilindjes dhe në fund, se Biberaj i shkaktonte dhe të qeshura. Deri këtu, nuk do kishte asnjë çudi në krahasim me të folurin që dëgjojnë përherë shqiptarët, sikur Rama të mos të tentonte t'i hynte një sfide edhe më të vështirë: Debatit nëse është e provueshme apo jo hajdutëria e tij. Lexo më tej:

Ç’duhet të dini/ Pikat e forta të përplasjes Rama – Elez Biberaj

Me një vetësiguri për t’u admiruar ai citon frazën e Elez Biberajt: “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”, duke vijuar me pyetjen: “a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë”?! Dhe duke nënvizuar hendekun e vjetër po aq sa  profesioni i gazetarit, atë mes fakteve dhe opinioneve, Rama përpiqet t’i hedhë hi syve publikut se Biberaj nuk jep dot prova, se ai e ka përdorur në mënyrë të gabuar termin “i korruptuar” dhe se për këtë arsye, ai, ose ka shkelur në dërrasë të kalbur si profesionist, ose është përdorur si militant i kamufluar. Pra, mesazhi që shefi i qeverisë do të përçojë është i qartë: Deri sa nuk ka një fakt se unë kam vjedhur, deri sa nuk ka një foto timen me para në dorë, asnjë filmim duke bërë korrupsion, asnjë dokument të parave të mia në parajsa fiskale, ai mund të më kritikojë sa të dojë politikisht, por nuk mund të shpifë për mua. Me shpresën se kjo lojë me konceptet gazetareske do ta bindë publikun Edi Rama ka pranuar të quhet, arrogant apo autoritar, por kurrësesi hajdut. Por edhe po të përpiqesh të ndjekësh logjikën e tij, kryeministri nuk del aspak i fituar. Sepse ndryshe nga sa pretendon ai, gazetari nuk e ka lëshuar epitetin “i korruptuar” pa e mbështetur askund. Nëse lexohet i plotë shkrimi i Biberajt, e argumenton plotësisht atë. Sepse duke përmendur tenderat pa garë për kontratat qindra milionëshe që marrin klientët e qeverisë, marëdhëniet okulte me biznesmenët që deformojnë procesin vendimarrës,  shkeljen e rregullave bazë të lojës duke prishur konkurencën në treg, Biberaj arrin në përfundimin se Rama është kreu i një regjimi kleptokratik. A quhet “i korruptuar” njeriu që e gjen veten në majën e kësaj piramide? Kjo është pyetja bazë që duhej ngritur pas shkrimit të drejtorit të VOA-së. Nëse do të ishte i pastër, me ndërgjegjje të qetë dhe i bindur në virgjërinë e tij morale, Rama nuk do të mbrohej pas alibisë se për të ende nuk ekzistojnë, prova, foto apo dokumenta me para në dorë. Po të ishte burrë, ai do përgënjeshtronte njëra pas tjetrës akuzat për tendera pa konkurencë, ato për dhjetë biznesmenë që ndikojnë qeverinë dhe fitojnë prej saj, ato për paranë publike që prokurohet sipas interesave të tyre, ato për shkeljen e rregullave të lojës, që të gjitha të thëna me dhjetra herë edhe prej institucioneve ndërkombëtare. Edi Rama e ka të pamundur t’i mohojë këto të vërteta që e vizatojnë atë si një lider të korruptuar. Prandaj ai përpiqet të dredhojë dhe ta fusë publikun në debatin profesional, të hendekut që ndan faktet nga opinionet. Por, këtu, është ai që të bën për të qeshur. Sepse çdokush që e njeh “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, po të lexonte portretin e mësipërm, do t’i kishte vënë liderit tonë epitetin që s’ia kurseu Elez Biberaj. Ai e meriton atë. Madje më shumë se "opinionet" autoritar dhe arrogant.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

Tani ia vlen ta mbështesim Albin Kurtin

Me një LDK që po e konsideron vetën fituese të zgjedhjeve ende pa u mbajtur ato, me një pushtet që po degradon, me Kosovën që po zbrazet çdo ditë, iniciativa e ...

16:27

Në të sëmës shkofshin PS e PD !

Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por me kusht...

13:51

Rilindja përballë pasqyrës së përgjimeve

Skandali i përgjimeve të prokurorisë, që tregonte se si dy shefa policie manipulonin me para në dorë dëshmitarin kryesor të dosjes së Agron Xhafajt, i publikuar...

18:15

Rama nuk tërhiqet nga rruga e putinizmit

Në komentet përpara zgjedhjeve të vitit 2013 kam shprehur dy ide kontradiktore me njëra-tjetrën. E para, se do të qe më mirë të fitonte Edi Rama, jo për shkak t...

14:35

Të mos zgjedhësh të keqen më të vogël

Derisa lexoj për betejën e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Brexit-in, asociacioni im i parë gjithmonë është i ndërlidhur me Stalinin. Në fundvitet 1920...

12:33

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI