Flash

Video/ Tifozi futet në fushë e shkon drejt Ibrahimovic: reagimi i suedezit është i papritur

Lapsi.al 7 April 2019
Video/ Tifozi futet në fushë e shkon drejt Ibrahimovic: reagimi i
Zlatan Ibrahimovic është gatuar kështu dhe nuk ka frikë nga asgjë. Ndoshta fakti që zotëron mirë artet marciale, por me atë që po ndodh javët e fundit nuk është e lehtë të ruash gjakftohtësinë, kur sheh të afrohet me shpejtësi një invazor fushe. Kjo është ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së Los Angeles Galaxy e Vancouver Whitecaps, në të cilën suedezi vuri shenjën e tij me një gol e një asist. Por skenën më të rëndësishme të ndeshjes e bëri pa top. Një djalosh me fanellën e Suedisë veshur u fut në fushë dhe u drejtua nga Ibra. Idea ishte ajo që të merrte një autograf nga kolosi nga Malmö. Një dëshirë kaq e zjarrtë sa e bëri të sfidonte forcat e sigurisë e të kapërcejë barrierat mbrojtëse. Çfarë bëri Ibra? Me një qetësi olimpike, e përqafoi dhe i firmosi fanellën djaloshit që në atë moment iu dorëzua i lumtur ndjekësve të tij. Një skenë që u bë menjëherë virale e që shkaktoi ilaritetin e publikut të Vancouver. E që justifikoi gjithashtu gjithë duartrokitjet që suedezi kishte marrë gjatë ndeshjes, pavarësisht se ishte …një kundërshtar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI