Flash

Sam Xhiankana, historia e mafiozit që ndihmoi në zgjedhjen e Xhon Kenedit President

Lapsi.al 7 April 2019
Sam Xhiankana, historia e mafiozit që ndihmoi në zgjedhjen e Xhon

Sam Xhiankana (1908-1975), ishte një mafioz nga Çikago, që e nisi karrierën si shoferi i Al Kapones, dhe u përpoq të krijonte rrjetin e tij mafioz në qytet, për t’u bërë një nga drejtuesit më

të lartë të mafias në SHBA. Ai kishte miqësi me këngëtarin e famshëm Frenk Sinatra, dhe kishte shumë lidhje politike, duke përfshirë familjen Kenedi

Madje dysohet se ai e ndihmoi Xhon Kenedin të hynte në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1960, përmes manipulimit të zgjedhjeve në disa shtete. Teoricienët e konspiracionit, besojnë se ai mund të jetë një nga përgjegjësit e mundshëm të vrasjes së presidentit, si një hakmarrje për atë që ai e konsideronte si mosmirënjohje:në vend se t’i linte të qetë në aktivitetin e tyre, Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar nga vëllai i tij Robert Kenedi, nisi hetime të shumta mbi aktivitetet mafioze.

Xhiankana konsiderohej si një objektiv i lehtë nga kolegët e tij mafiozë, për shkak të prirjes së tij për të tërhequr vëmendjen, dhe si një “derr i pangopur”, për shkak të refuzimit të tij për të ndarë fitimet në aktivitetet e lojërave të fatit, që kishte ngritur në Meksikë dhe Iran.

Pas përpjekjeve të përsëritura për ta bindur të ndante të ardhurat me bosët e tjerë, një vrasës hyri fshehurazi në shtëpinë e tij, dhe e qëlloi atë në pjesën e pasme të kokës, ndërsa po tiganiste disa salçiçe. Vrasësi më pas e ktheu nga pjesa e parme, dhe e qëlloi 6 herë të tjera në kokë dhe në qafë, shkruan Bota.al.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI