Flash

Inter çmendet për Zapata: Atalanta fikson çmimin, por në lojë është Icardi

Lapsi.al 7 April 2019
Inter çmendet për Zapata: Atalanta fikson çmimin, por në

Këtë mbrëmje nuk do të zbresë në fushë ndaj Interit për shkak të skualifikimit, por tashmë Ausilio dhe Marotta nuk kanë elementë të tjerë të veçantë për të mbledhur: rritja e madhe e Duvan Zapatës është nën sytë e të gjithëve dhe janë shumë klube që janë të gatshëm për ta rrëmbyer. Atalanta – Inter, distanca është më e shkurtër se sa mund të mendohej: më pak se pak 100 kilometra ndajnë dy qytetet, por mjafton t’i kërkohet Gagliardinit për të kuptuar se sa e rëndë është pesha e fanellës që vesh.

DASHURI TOTALE – Atalanta dhe Gasperini kanë prodhuar lojtarë gjatë viteve të fundit dhe destinacioni i preferuar ka qenë Milano, në spondin Milan apo Inter, mjafton të kujtosh Conti, Caldara, Kessie, Gagliardini, Cristante. Edhe këtë herë, Inter nuk duket i tërhequr, jo sepse në mes është Zapata, që në rrugën “Vittorio Emanuele” i ka bindur të gjithë, por sepse mbi të gjitha Marotta, për shkak të cilësive të kolumbianit, ka më shumë qartësi e siguri, se sa dyshime. Ajo që e frenon operacionin, me sa duket, është çmimi i kartonit, për shkak se për ta pasur bergamaskët do të derdhin 26 milion euro në arkën e Sampdorias (12 për huazimin dyvjeçar dhe 14 për blerjen përfundimtare).

MENDIMI I MAROTTA – Sulmuesi është shumë i lumtur në Bergamo, por e lëkund thirrja e të mëdhenjve dhe Championsi. Bergamaskët kanë tashmë të fiksuar çmimin për Zapata: 50 milion euro. Inter reflekton dhe e mendon investimin që nuk do të mund të arrihet pa shitjen e Icardi. Nëse Marotta nuk arrin ta shesë argjentinasin të paktën dyfish, do t'i duhet të ndërrojë strategji. Gjithçka është në diskutim dhe Atalanta nuk e mbyll përfshirjen e të rinjve me të ardhme në tratativë.

Të këshilluara

Video/ Kean përmbys gjithçka për Juventus

Me apo pa Ronaldon Juventus vazhdon të fitojë dhe kundër Milan përmbys gjithcka. Moise Kean ka shënuar golin e dytë për bardhezinjtë, duke i kaluar në avantazh ...

19:55

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI