Flash

Institucioni i rrëzuar i trajnerit në Shqipëri: "kokëvogli" që nuk bën "vezën e artë" pranon ofertën e ofenduesit

Lapsi.al 7 April 2019
Institucioni i rrëzuar i trajnerit në Shqipëri:

Rrethi i futbollit në një vend si Shqipëria është i vogël, shpesh të bie të kthehesh të punosh me dikë me të cilin nuk je ndarë mirë, duke gëlltitur situatën, për hir të profesionit. E po të kesh parasysh vështirësitë e sportit në vendin e tonë, divorcet mes palëve janë shpesh konfliktuale, me prapaskena, fyerje (zakonisht nga ata që kanë klubet) aq sa ndoshta po të mbash qendrim i bie të mos punosh më në futboll. Kjo ka ndodhur edhe me Ernest Gjokën, trajnerin që e shpalli Kukësin kampion, në të vetmin titull të veri lindorëve e që kurrë nuk u prononcua në lidhje me padrejtësinë që i bënë, duke e shkarkuar ...për një penallti. "I thashë që të mos ia linte penalltinë Pejiç, pasi portieri i Sherifit ishte kroat dhe e njihte Peron. Trajnerët nuk mendojnë shumë, janë ‘kokëvegjël’. Kukësi humbi 1.3 milionë euro nga ajo penallti" kishte deklaruar presidenti i Bluve Safet Gjici.

E tani, Gjoka u kthye në krye të pankinës së Kukësit, por si për të bërë më të pavlerë institucionin e trajnerit, ku dinjiteti ka humbur prej kohësh, që në momentin që një president shprehet në një formë të tillë ofenduese dhe pa e menduar gjatë, thërret atë trajner, që "nuk bën vezën e artë", për ta nxjerrë nga bataku ku është futur e ti shpëtojë sezonin me një Kupë Shqipërie. Nëse trajnerët shqiptarë do të kishin treguar karakter atëherë kur duhet, ndoshta edhe presidentë si Gjici do të mendoheshin mirë para se të shpreheshin: “Ernest Gjoka nuk është trajner i keq, por më pas mori Vllazninë dhe Kamzën, duke i ulur një kategori më poshtë. Një trajner kampion shkon te 3-4 ekipet e para, nuk mund ta ulë vetën. Kjo ndodh për faktin që Gjoka nuk është trajner i madh, nuk e ‘bën vezën aq të madhe’.

Deklarata cinike, ofensive, përcaktuese. E megjithatë trajneri në Shqipëri duhet ti pranojë, madje të gjejë edhe mënyrën për të justifikuar përse një president shprehet kështu dhe ku e kishte qëllimin, që nuk u kuptua nga askush (natyrisht faji jonë). "Presidenti Gjici kur të shan, tregon se të vlerëson - thotë Gjoka, që tani vezën e artë duhet ta bëjë e si... Vetëm se me këtë lloj arrogance të presidentëve dhe përulësinë e trajnerëve, edhe nëse Kupën e Shqipërisë Gjoka do ta shtojë në palmaresin e Kukësit dhe të tij sërisht mund të mos ketë vlerë dhe Gjici, apo edhe të tjerë si Gjici do të thonë 'Kupën e fitova unë dhe jo Gjoka'.

Të këshilluara

Video/ Kean përmbys gjithçka për Juventus

Me apo pa Ronaldon Juventus vazhdon të fitojë dhe kundër Milan përmbys gjithcka. Moise Kean ka shënuar golin e dytë për bardhezinjtë, duke i kaluar në avantazh ...

19:55

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI