Flash

Alex Sandro prek topin me dorë, Fabbri nuk jep penallti: Reina "Në Stadium vështirë të premiohesh"

Lapsi.al 7 April 2019
Alex Sandro prek topin me dorë, Fabbri nuk jep penallti: Reina

Milan i tërbuar me humbjen e marrë në Stadium përballë Juventus, mbi të gjitha për gabimet arbitrare dhe një ndjesi favorizimi të kundërshtarëve, që nuk i ka lënë të qetë shpirtrat kuqezinj në përfundim të humbjes 2-1. "Vështirë se premiohesh në stadium, nëse janë vendime për tu marrë në dyshim e sipër 50-50", tha Reina pas ndeshjes, në të njëjtën linjë me Leonardon, që akuzon mbi të gjithë një penallti të padhënë për Milan.

Rast moviole në të 34' e Juventus-Milan: Calhanoglu, në të djathtë, krosonfort në qendër, por Alex Sandro devijon topin me dorë. Mbrojtësi bardhezi, mban krahun të hapur (edhe pse më pas kërkon ta afrojë me trupin) por topi godet pjesën e parakrahut. Protesta kuqezi, arbitri Fabbri konsultohet me VAR pastaj vendos të mos japë penallti.

15 minuta pas rifillimit, Dybala hyn në zonë i ndjekur nga Musacchio. Joya, duke e ndjerë kundërshtarin, zgjat këmbën e djathtë duke gjetur kontaktin me mbrojtësin kuqezi që nuk fiton kohë, por zgjedh të ndërhyjë duke mos kapur topin: kontakti është, Fabbri vendos të fërshëllejë penalltinë e VAR i jep të drejtë.

Protesta tjetër milaniste katër minuta nga fundi: në zonën e Juventus kontrastohen Mandzukic e Romagnoli, sulmuesi kroat (me të verdhë) nga toka e godet me shkelm kapitenin kuqezi, me topin larg. Fabbri nuk mund ta shihte, por asnjë sinjalizim nuk erdhi nga VAR.

Të këshilluara

Video/ Kean përmbys gjithçka për Juventus

Me apo pa Ronaldon Juventus vazhdon të fitojë dhe kundër Milan përmbys gjithcka. Moise Kean ka shënuar golin e dytë për bardhezinjtë, duke i kaluar në avantazh ...

19:55

Video/ Piatek, pistoler në Allianz Stadium

Juventus me titull praktikisht të fituar po dështon në përpjekjen e parë për të mbyllur matematikisht historinë. Në ndeshjen me Milan, të paktën në pjesën e par...

19:08

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI