Flash

"Abramovich flet më shumë me Zolën se me mua”: Sarri i vetëm në shtëpi tek Chelsea…

Lapsi.al 7 April 2019
"Abramovich flet më shumë me Zolën se me mua”: Sarri i

Maurizio Sarri sheh përpara duke kërkuar të mos shqetësohet shumë për zërat që flasin për një Roman Abramovich në presing ndaj zgjedhjeve të formacionit nga trajneri i tij. Në pritje të ndeshjes me West Ham, që do të luhet nesër mbrëma, tekniku i Chelsea ka kërkuar të qartësojë natyrën e raportit të tij me presidentin: “Është e vërtetë, flet më shumë me Zola se sa me mua, por kjo ndodh sepse Gianfranco ka një përdorim më të mirë të anglishtes”.

NËN KONTROLL – Mbi çështjen e lojtarëve, Sarri hedh poshtë idenë që Abramovich ndërhyn seriozisht në zgjedhje: “Kjo varet vetëm nga lojtarët. Hudson-Odoi dhe Loftus-Cheek janë duke u përmirësuar, janë në formë dhe mendoj që në këtë moment mund të jenë me të vërtetë shumë të rëndësishëm për ne”. Ka nga ata që i bëjnë të ditur mungesën e gjatë të presidentit në “Stamford Bridge”, gjë që lë të mendosh një lamtumirë të mundshme nga Chelsea: “Ka problemet e tij tani, por të paktën është shumë i përfshirë dhe i lidhur me klubin dhe skuadrën. Edhe në Napoli, presidenti De Laurentiis nuk vinte çdo ditë në stërvitje, mund të ndodhte një herë në muaj, një situatë shumë e njëjtë me këtë të tanishmen”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI