Flash

Zgjedhjet lokale në Turqi/ Erdogan: SHBA-ja dhe BE-ja të mos ndërhyjnë

Lapsi.al 6 April 2019
Zgjedhjet lokale në Turqi/ Erdogan: SHBA-ja dhe BE-ja të mos

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) nën drejtimin e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka drejtuar ditën e djeshme Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve një ankesë shkrimore për rezultatet e votimit në 39 zona zgjedhore të Stambollit. Në një dalje publike për mediat, Erdogan është shprehur se rezultatet votimit në këto këshilla provincialë nuk përkojnë me përllogaritjet e kryera nga mbikqyrësit e AKP-së.

Në ditët e fundit, pas shpalljes zyrtare të përfundimit të procesit të numërimit votave për lokalet e marsit të 2019-s, AKP-ja ka adresuar disa kërkesa radhazi organit përgjegjës për mbarëvajtjen dhe monitorimin e zgjedhjeve, për nisjen e rinumërimit në Stamboll dhe në Ankara. Këto zgjedhje janë ndjekur me vëmendje edhe nga faktorët ndërkombëtare, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), të cilët presidenti Erdogan i bën përgjegjës për cënim të sovranitetit të Turqisë përmes ndërhyrjes në procesin zgjedhor. “Vendimin përfundimtar e sjell Komisioni Zgjedhor, dhe pas këtij vendimi, gjithçka do të përfundojë”, nënvizoi Erdogan.

Koalicioni i “Aleancës Popullore” i përbërë nga AKP-ja dhe Lëvizja Nacionaliste (MHP), arriti një fitore më diferencë të ngushtë prej  53.3 % të votave. Pavarësisht kësaj, Erdogan vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të votuesve me rreth 82 %, duke e cilësuar si një leksion demokracie për mbarë botën.

Të këshilluara

Ku është zhdukur Erdogan?

Nga Sinan Senyurt, BILD Krejt papritur, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka rënë në qetësi. Ai është zhdukur që prej disfatës zgjedhore të AKP-së islamiko...

20:07

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI