Flash

Real Madrid bën goditjen e madhe: për Hazard është punë e kryer

Lapsi.al 6 April 2019
Real Madrid bën goditjen e madhe: për Hazard është punë
Pas muajve flirtimi e interesimi, këtë herë duket se cështja është mbyllur me sukses. Eden Hazard e Real Madrid nuk kanë qenë kurrë më afër se kaq: sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle Marca, fantazisti i Chelsea është tashmë dakord me propozimin e Blancos e firma është e pashmangshme. Belgu i Chelsea nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur një ditë tek Real Madrid e nga sa shkruajnë në Spanjë, dita është fare pranë. 'Konfirmimi' indirekt për operacionin, të paktën sipas interpretimeve të 'Marca', ka ardhur në konferencën për shtyp nga Zinedine Zidane, në vigjilje të ndeshjes kundër Eibar: "Nuk do të jap opininin personal për Hazard. Do të flasim në fund të sezonit ose në fillim të atij pasardhës" ka bërë të ditur tekniku i merengues. Pasi ishin fare pranë verën e kaluar, si pasojë e shitjes së Cristiano Ronaldo, Real Madrid e Hazard janë gati të nisin bashkëpunimin e tyre e madje edhe bllokimi i merkatos së futbollit me të cilin do të penalizohet Chelsea nuk duket në gjendje të ndalojë operacionin: klubi anglez e ka kuptuar vullnetin e numrit 10 për të nisur një aventurë të re, kështu që edhe pse me dëshpërim, do të vendosë ta kënaqë. Natyrisht jo gratis, sepse duhen shumë milionë euro: më shumë se 100. Marca për momentin nuk i ka zbuluar shifrat e tratativës.

Të këshilluara

Video/ Faraoni shpëton Liverpool

Liverpool del nga situata 10 minuta nga fundi, duke marrë avantazhin për herë të parë në transfertën kundër Southampton. Në një ndeshje që nisi në ngjitje, të k...

22:42

Video/ Liverpool kthehet në lojë me Keita

Naby Keita kthen barazinë në transfertën me Southampton, duke shënuar golin e 1-1 për Liverpool, që tashmë mund të rikthehet të kërkojë fitoren, për të mos hequ...

21:49

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI