Flash

Policia greke përplaset me emigrantët në kufi

Lapsi.al 6 April 2019
Policia greke përplaset me emigrantët në kufi

Policia greke është përplasur sot me një grup refugjatësh që ishin vendosur në kamp në një zonë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, për të lëvizur drejtë Evropës.

Qindra persona, përfshirë fëmijë, kanë arritur në këtë zonë të enjten dhe kanë filluar ndërtimin e tendave.

Ata ishin nxitur nga disa raportime në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative për të kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve – shumë nga ta me fëmijë në krahë- ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë dhe shishe xhami në tentativën për të kaluar kordonin e policisë.

Emigrantët kanë refuzuar të largohen përkundër thirrjeve nga ministrat që të rikthehen në qendrat e akomodimit dhe paralajmërimeve se udhëtimi drejt Evropës nuk mund të realizohet.

“Është gënjeshtër se kufijtë do të hapen”, tha ministri i Migrimit, Dimitris Vitas..

Dhjetëra mijëra refugjatë kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë mbetur në Greqi, që nga viti 2016 kur u mbyllën kufijtë për në Evropë.

Të këshilluara

Ku është zhdukur Erdogan?

Nga Sinan Senyurt, BILD Krejt papritur, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka rënë në qetësi. Ai është zhdukur që prej disfatës zgjedhore të AKP-së islamiko...

20:07

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI