Flash

Mourinho ka nostalgji për Inter: ndërmjetësi është Moratti

Lapsi.al 6 April 2019
Mourinho ka nostalgji për Inter: ndërmjetësi është

Ndonjëherë kthehen, por ndodh që edhe jo. Nëntë vjet nga Tripleta, José Mourinho ka nostalgji për Inter e, sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, i është ofruar presidentit Steven Zhang, me ndërmjetësimin e ish-presidentit Massimo Moratti e Marco Tronchetti Provera, gjithnjë vlerësuar për teknikun. Përgjigja e presidentit aktual të zikaltërve ka qenë në fakt e ftohtë. Mbi të gjitha ajo e Administratorit të Deleguar Marotta, që, në rast ndarje nga Spalletti, kërkon të përqeendrohet tek Antonio Conte.

Pas tre vjetësh së bashku tek Juventus, duke qenë se e njeh mirë, Marotta mendon se ish-tekniku i Chelsea është njeriu i duhur për të ngritur kuotat e zikaltërve e për të krijuar një grup fitues. Një linjë që ndahet edhe nga Zhang, që ka vendosur ti japë Administratorit të Deleguar rrugë të hapur mbi këtë linjë.

Nostalgji e refuzuar, për teknikun portugez, që shpresonte të gjente strehë sërisht në Milano. Për momentin opsioni Mourinho nuk duket në rend të ditur për klubin zikaltër. As tani e as në fund të sezonit. Edhe pse shumë tifozë mezi presin të rishohin edhe njëherë Special One të ulet në pankinën e Inter.

Të këshilluara

Video/ Faraoni shpëton Liverpool

Liverpool del nga situata 10 minuta nga fundi, duke marrë avantazhin për herë të parë në transfertën kundër Southampton. Në një ndeshje që nisi në ngjitje, të k...

22:42

Video/ Liverpool kthehet në lojë me Keita

Naby Keita kthen barazinë në transfertën me Southampton, duke shënuar golin e 1-1 për Liverpool, që tashmë mund të rikthehet të kërkojë fitoren, për të mos hequ...

21:49

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI