Flash

Vendimi/ Allegri nuk largohet: "Dua të jem Ferguson i Juventus"

Lapsi.al 5 April 2019
Vendimi/ Allegri nuk largohet: "Dua të jem Ferguson i Juventus"

"Në Itali një menaxher si Ferguson? Shpresoj që po, sepse dua të qendroj për shumë vjet të tjerë tek Juventus", këto janë fjalët e besnikërisë së Massimiliano Allegri, që largon kështu lamtumirën e tij nga bardhezinjtë. Tekniku i Zonjës së Vjetër, në një intervistë për Corriere della Sera, ka zbuluar temat e librit të tij që është gati të publikohet: "Ka persona që duan ta bëjnë futbollin më të vështirë e më nxjerrin nga vetja. Nëse e kam më tepër me komentatorët apo kolegët? Nuk e kam me askënd, them vetëm se bëjnë të komplikuar atë që është e thjeshtë. Thjeshtësia është gjëja më e komplikuar, por po shkohet përpara drejt një drejtimi jo të duhur, sepse të komplikosh gjërat, e bën punën më të vështirë. Tregoj eksperiencën time të jetës, të futbollit, si lojtar e trajner. Shpresoj të jetë e vlefshme e ti shërbejë dikujt jo vetëm në futboll por edhe si menaxher".

Mbi finale e Champions të humbur në Cardiff, që është edhe një nga pengjet e teknikut: "Mendjemadhësia të bën të humbasësh sensin e realitetit, nuk të bën të godasësh pikat e dobëta të kundërshtarit. Në finalen me Real patëm besim dhe siguri të tepëruar".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI