Flash

Ndalohen gabimet: Kastrioti luan shpëtimin, tre skuadra në lojë për Europën

Lapsi.al 5 April 2019
Ndalohen gabimet: Kastrioti luan shpëtimin, tre skuadra në lojë

Kampionati përqendron vëmendjen në zonën europiane të renditjes, aty ku në javën e 27 të Superiores luhen edhe ndeshjet më delicate. Vetëm se thjeshtësia e sfidave për pretendentët për titull është në letër, sepse në fushë Partizani duhet të luajë kundër një kundërshtari, që e nxorri jashtë Kupës së Shqipërisë në mesjavë, e që ia ka bërë jetën të vështirë gjithnjë. Luftëtari është pengesa për tu kaluar për të kuqtë, që në kryeqytet presin të bëjnë performancë krejt tjetër nga ajo e Gjirokastrës, për të mos i dhënë asnjë shans afrimi Kukësit.

Shumë impenjativ është takimi që duhet të fitojnë Blutë e Ndreut, që pasi rrëmbyen kalimin në gjysëmfinale, kërkojnë fitoren e parë me teknikun në pankinë edhe në kampionat, përballë Kastriotit. Është një ndeshje për jashtë ose brenda për krutanët e Devollit, që shpresojnë në gabimin e Luftëtarit ose Tiranës për të ngushtuar diferencën prej 6 pikësh. Edhe pse më parë duhet të kalojnë Kukësin.

Laci-Teuta dhe Flamurtari-Tirana janë ndeshje me fate të ndërlidhura, sepse një fitore e vlonjatëve e një humbje e durrsakëve në Lac do ti afronte skuadrat vetëm dy pikë larg. Teuta, pasi doli jashtë Kupës në cerekfinale, nuk mund ti lejojë vetes një situatë të tillë, që do ti rrezikojë seriozisht objektivin Europë, porn ë anën tjetër të fitosh në Lac nuk është fare e thjeshtë dhe e provoi vetë Tirana në kupë e mundur 2-0 me kurbinasit fare pranë përmbysjes së madhe. Situata tek Flamurtari është e paqartë financiarisht duke folur, por mes kaq shumë problemeve, fakti që vlonjatët janë me 38 pikë në vendin e katërt është një lloj treguesi se për Ardian Memën, kthimi në Vlorë përballë mentorit të tij Ilir Daja, mund të mos jetë kaq i bukur.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI