Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Cipras i ul brekushet Ramës/ Zhduket ligji për pronat në bregdet

Lapsi.al 5 April 2019
Cipras i ul brekushet Ramës/ Zhduket ligji për pronat në bregdet

Propaganda pro qeveritare ka krijuar prej kohësh stereotipin e një Edi Rame që “i ka vënë grekut kufirin tek thana”, që u trekon helenëve se qenë shqiptarët ata që e shpëtuan Akropolin nga djegja dhe që Athina ka qenë dikur shqiptare. Por kjo klishe e të parit lider politik shqiptar që është i pa kompleksuar në raport me fqinjin tonë jugor, sa herë është vënë në provë ka rrezultuar e rreme. Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë kur shantazhi arrogant i kryeministrit grek Aleksis Cipras, e ka bërë homologun e tin në Tiranë të zbythet me turp duke zhdukur një vendim qeverie (të botuar edhe në fletoren zyrtare) që e kishte propozuar dhe miratuar vetë.

Mos e humbni analizën poshtë:

Piruetat diplomatike/ Si e ka dredhur Rama qëndrimin në raport me Athinën

Po cila është kronika e ngjarjes?

Në nëntor 2018, Qeveria Rama, miratoi vendimin që praktikisht rishtetëzonte të gjitha pronat në vijën bregdetare të regjistruara në hipotekë në pronësi të qytetarëve që janë bërë pronarë në bazë të ligjin 7501 të shpërndarjes së tokave të kooperativave bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore.

Sipas informatave të Lapsi.al ky vendim që u mor në vazhdën e favoreve që Rilindja u bën oligarkëve për të ndërtuar në bregdet komplekset e tyre luksoze të përjashtuara edhe nga taksat (prej të cilave përfitojnë si “investitorë strategjikë) u pezullonte qytetarëve që kishin përfituar nga ndarja e tokës bujqësore ti kalonin ato në pronësi.

Por ky vendim, abuziv dhe grabitës nuk shkonte vetëm në dëm të qytetarëve shqiptarë, por edhe të atyre që Greqia i konsideron si minoritet të saj nga bregdeti i Vlorës deri në Sarandë. Megjithëse këtë manovër kleptomane Rama u mundua ta mbajë sa më të fshehtë, alarmi mbërriti në Athinë.

Kryeministri grek Aleksis Cipras reagoi fort këtë 29 mars gjatë një samiti ballkanik: duke kërcënuar me veto ndaj hapjes së negociatave për Shqipërinë: “Shikojmë kohët e fundit, për fat të keq, disa zhvillime që nuk na kënaqin. Sot mësoj se ka një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri. Nëse kjo është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ dhe është një zhvillim që në këtë moment nuk na jep optimizminn për sa i përket ecurisë kritike europiane të këtij vendi, që përballon sfida të rëndësishme, ndaj të cilave duhet të përgjigjet”.

Presioni nuk u ndal me kaq. Agjensia Helene e lajmeve “ANA-MPA” e cituar nga Lapsi.al përforcoi mesazhin e shefit të qeverisë në Athinë: “mesazhi i Kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare, në lidhje me kushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës së pakicave”. Referuar burimeve, më tej, agjencia e lajmeve thotë se “mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje ishte hapi i parë për anulimin e plotë të vendimeve të papranueshme që shënjestrojnë minoritetin grek dhe pronat e tij, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme perspektivën europiane të Shqipërisë” shkroi ajo.

Dhe si reagoi Edi Rama pas kësaj?

Për turpin e dyfishtë të kalimit vjedhurazi të një vendimi qeverie dhe pastaj të zhdukjes së tij, ka investiguar gazeta e majtë « Dita ». Ajo ka vërejtur se vendimi i qeverisë për të favorizuar një grusht oligarkësh duke u marrë pronat qytetarëve u botua fillimisht pa zhurmë në fletroren zyrtare online.

«Fillimisht është mbajtur e fshehtë nga ana e qeverisë dhe nuk është publikuar në faqen zyrtare kryeministria.al. ku, si rregull dhe ligjërisht e sanksionuar, duhet të ishte bërë i njohur për të gjithë, në kohën e duhur. Vendimi, më pas, për një kohë të shkurtër është publikuar online në Fletoren Zyrtare, nga ku pas një kërcënimi të shefit të qeverisë greke është fshirë » shkruajti Dita të martën e shkuar.

Pra pas kërcënimit grek qeveria shqiptare është detyruar të falcifikojë dhe të shkelë ligjete e vendit duke fshirë një vendim që Rama dhe ministrat e tij tashmë e patrën marrë. Shantazhi i Ciprasit e detyroi kryeministrin të mos i shërbente dot as oligarkëve të tij. Ai është tërhequr së paku përkohësisht nga ideja për të mërrë nën kontroll shtetëror tokat e jugut dhe këtë e ka konfirmuar edhe në bisedën telefonike me homologun e vet grek në mes të kësaj jave.

Natyrisht është ironike të thuash se arroganca helene e detyroi qeverinë tonë të të tërhiqej në mënyrë klandestine nga një nismë e padrejtë. Ajo e bëri Ramën të ulë brekushet para Ciprasit. Por ajo tregoi gjithashtu se patriotizmi verbal me me batuta në Facebook është krejti i ndryshëm nga dinjiteti për të mbrojtur vendimet e një vendi sovran. Kur vjen puna për tu përplasur me Athinën, Rama nuk mbron dot jo vetëm shqiptarët, por as oligarkët e vet.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Targat/ Konsujt e nderit kryqëzojnë Cakajn

Meskiniteti dhe loja propagandistike me cicmice e Edi Ramës që këtë herë ka veshur maskën e zvendësit të tij në diplomaci Gent Cakës, ka bërë që ky i fundit të ...

15:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI