Flash

Britani/ Shqiptari kapet mat në fermën me kanabis me vlerë 200,000 paund

Lapsi.al 5 April 2019
Britani/ Shqiptari kapet mat në fermën me kanabis me vlerë

Policia britanike ka gjetur një fermë me kanabis me vlerë rreth 200 000 paund, gjatë një ndërhyrjeje.

Ata të cilët përpiqen të futen me forcë brenda shtëpisë në Dean Street, Stoke, ikën në momentin që erdhën oficerët e policisë, të cilët më pas gjetën dhe sasinë e konsiderueshme të kanabisit.

Duke fjetur mes 200 bimëve, secila me vlerë deri në 1,000 paund, u gjend emigranti i paligjshëm Edison Docoj, i cili kishte paguar £ 12,000 për të ardhur në Britani, para se të niste punën në tarracën e shtëpisë, për t'u kujdesur për bimët, shkruan media britanike Coventry Telegraph.

19-vjeçari pa një adresë fikse banimi, u burgos për gjashtë muaj pasi u deklarua fajtor nga Gjykata e Warwick Crown për prodhimin e një sasie kanabis.

Sipas prokurorisë, në pesë dhoma u gjetën 102 bimë të pjekura dhe 117 bimë të reja.

Docoj, me origjinë nga Shqipëria, u gjet në gjumë në shtratin e njërës prej dhomave duke u arrestuar më pas.

Kur u mor në pyetje nëpërmjet një përkthyesi, Docoj shpjegoi se ai kishte shkuar në Britani nga Belgjika në korrik ose gusht të vitit të kaluar, duke paguar 12,000 paund për t’u dërguar atje nga Shqipëria.

Ai tregoi se fillimisht kishte shkuar në Londër dhe më pas në Coventry, për të nisur punën në shtëpinë që ndodhej në Dean Street. Roli i tij ishte të ujiste bimët. Ai paguhej vetëm 400 paund për t’u ushqyer.

Çfarë tha avokati mbrojtës?

Delroy Henry, avokat mbrojtës i të riut shqiptar u shpreh:

"Është një rast i trishtueshëm me të vërtetë. Ai është 19 vjeç, i ri dhe relativisht naiv, i cili ka lënë familjen pas në Shqipëri”.

“Ai ishte i vetmi që mendosnte të largohej prej familjes dhe Shqipërisë për shkak të mungesës së mundësive, në mënyrë që të niste një jetë të re diku tjetër dhe të kishte mundësi për të ndihmuar familjen”.

“Aspiratat e tij për të ardhmen tashmë janë të thjeshta. Kërkon vetëm të kthehet në shtëpi”.

Komentet e gjyqtarit për të riun

“Ju keni qenë një emigrant i paligjshëm në këtë vend dhe keni paguar një shumë të madhe parash për të arritur deri këtu.

Kur keni ardhur, ata që ju sollën këtu iu vunë menjëherë në një pozicionin e kujdestarit të një ferme me kanabis. Ju e dinit mirë se ishte e paligjshme, dhe ju përfituat strehim si dhe £ 400 në muaj për nevojat tuaja.

Mu tha se ju kërkoni të riktheheni në shtëpi. Unë jam i sigurt se dikush do t'ju ndihmojë me këtë në të ardhmen e afërt."

Përktheu nga coventrytelegraph.net, ©Lapsi.al

Të këshilluara

Ku është zhdukur Erdogan?

Nga Sinan Senyurt, BILD Krejt papritur, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka rënë në qetësi. Ai është zhdukur që prej disfatës zgjedhore të AKP-së islamiko...

20:07

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI