Flash

Në ndeshjen e lamtumirës e rrëmbejnë me helikopter: inskenimi i çmendur i kushton klubit dënimin e fushës deri në fund të kampionatit

Lapsi.al 4 April 2019
Në ndeshjen e lamtumirës e rrëmbejnë me helikopter:

Çmenduria e fundit në karrierë e Ignazio Barbagallo ka mbërritur në ditën e lamtumirës nga futbolli i luajtur. 55 vjecari i famshëm në anët e Catania për humoret, shakatë apo gjetjet në rrjetet sociale, ka zgjedhur një dalje nga skena hollyëoodiane. Gjatë ndeshjes së Kategorisë së Tretë, Città di Viagrande-Nebrodi, inskenoi një rrëmbim në fushë me helikopter e njerëz të maskuar e me pistoleta.

Skena i vuri të pranishmit në panik, me helikopterin që u ul në fushë. Arbitri e futbollistët nxituan të fshiheshin pas pankinave apo në tribunë, kur dy njerëz me kapuc zbritën me armë në dorë, duke rrëmbyer numrin 18 Ignazio Barbagallo e duke e detyruar të ngjitet në helikopter...

Një dalje nga skena e pabesueshme që nuk e ka zbavitur aspak Gjykatësin Sportiv: skuadra vendase duhet ti luajë ndeshjet brenda diku tjetër deri në 31 maj, me kampionatin që do të mbyllet në 28 prill; e vetë Barbagallo, nëse ka ndërmend të shpikë dicka tjetër për kthimin në fushë, duhet të presë sezonin e ardhshëm, duke parë skualifikimin deri në qershor.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI