Flash

Humbja e Ankarasë dhe e Stambollit, partia e Erdogan nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve

Lapsi.al 4 April 2019
Humbja e Ankarasë dhe e Stambollit, partia e Erdogan nuk njeh rezultatin e

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e udhëhequr nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka depozituar në Komisionin Zgjedhor një ankesë ndaj rezultatit të votimeve për bashkinë e Stambollit dhe të Ankarasë. AKP-ja ka ngritur pretendime për parregullsi të shënuara gjatë procesit të votimit, duke shpjeguar kështu humbjen e posteve të kryetarëve të bashkive në të dy qytetet.

Kreu i AKP-së për Stambollit, Bayram Senocak-u, i parapriu ankesës dje me një deklaratë për shtyp, ku u shpreh se partia ka rezerva për procesin e votimit në të 39 zonat zgjedhore të qytetit. “Ne kemi vërejtur raste dhe parregullsi që shkelin legjislacionin dhe mjedisin e drejtë zgjedhor, që nga fillimi i procesit të votimit”, tha për mediat Senocak-u.

Në zgjedhjet vendore të së dielës, AKP-ja fitoi shumicën e votave në rang kombëtar, por humbi dy qytetet më të mëdha të Turqisë, kryeqytetin e Ankarasë dhe Stambollin, respektivisht epiqendra të zhvillimit politik dhe ekonomik. Kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP) për bashkinë e Stambollit, Ekrem Imamoglu-ja, fitoi garën elektorale me një avantazh prej 28 mijë votash ndaj kandidatit kundërshtar të AKP-së, Binali Yildirim-i, i cili gjatë jetëshkrimit të tij politik ka ushtruar edhe detyrën e kryeministrit.

Ndërsa në Ankara, sipas të dhënave përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara nga Komisioni, kandidati i partisë më të madhe opozitare, CHP-së, Mansur Yavas-i, kryesonte me një epërsi prej rreth 4 % të votave ndaj kandidatit rival të AKP-së, Mehmet Ozhaseki-t. Ngjashëm me pretendimet për Stambollin, AKP-ja ka kundërshtuar rezultatin e votimeve për 25 zona zgjedhore të Ankarasë.

Sipas ligjit, autoritetit përgjegjës për zgjedhjet i jepen dy ditë kohë për të shqyrtuar dhe për të vlerësuar nëse pretendimet për parregullsi në votim qendrojnë.

Të këshilluara

NATO-Rusisë: Do të marrim prapë masa

Një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s në Uashington këtë javë do të diskutojë të gjitha elementet e kërcënimit të paraqitur nga Rusia dhe do të kërkojë të...

17:44

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI