Flash

Familjes shqiptare i refuzojnë azilin, danezët protestë në aeroport

Lapsi.al 4 April 2019
Familjes shqiptare i refuzojnë azilin, danezët protestë në

Rasti i një familjeje shqiptare, së cilës iu refuzua e drejta e azilit në Danimarkë, ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase. Një familje shqiptare nuk fitoi të drejtën e azilit dhe për këtë ajo duhet të kthehet tani në vendin e origjinës pasi mundësitë për të qëndruar atje janë shumë të pakëta.

Por, largimi i saj nuk është pritur aspak mirë nga aktivistët e Danimarkës, të cilët rreth orës pesë të mëngjesit mbushën aeroportin e Kopenhagenit duke kundërshtuar depërtimin familjes Marashi.

Me 22 mars iu refuzua azili, ndërsa autoritet i dhanë tre javë kohë për të aplikuar për një leje humanitare qëndrimi, bazuar në ligjin danez. Drama e kësaj familje nuk është vetëm fakti se po përballen me dëbimin nga Danimarka, por edhe djali i tyre i madh 8-vjeçar është diagnostikuar nga mjekët me probleme fizike dhe mendore.  Djali i familjes nuk ka qenë asnjë ditë në shkollë, kjo për shkak të problemeve shëndetësore.

Nëna e djalit ka pohuar se në Shqipëri nuk mund ta kurojë djalin e sëmurë. Ajo shton se kushtet e jetesës në Shqipëri janë shumë të vështira dhe varfëria ia pamundëson kurimin e djalit. Edhe pse kishte tre javë kohë për të plotësuar të gjitha dokumentet e lejes humanitare, familja Marashi nuk arriti ta bënte një gjë të tillë duke mos i siguruar ato që iu kërkuan brenda afatit.

Aktivistët theksojnë se shumë emigrantë kanë probleme me dokumentet, por ata kanë besim se duke i shtyrë familjes shqiptare afatin e lejes, ajo mund të plotësojë të gjitha dokumentet e nevojshme. Mediat shkruajnë se dy ditë më parë, një nënë shqiptare së bashku me fëmijën e saj u deportua drejt Shqipërisë.

 

Të këshilluara

NATO-Rusisë: Do të marrim prapë masa

Një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s në Uashington këtë javë do të diskutojë të gjitha elementet e kërcënimit të paraqitur nga Rusia dhe do të kërkojë të...

17:44

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI