Flash

Dëmi i fundit i Panuccit: Shqipëria një vend më poshtë në renditjen e FIFA-s

Lapsi.al 4 April 2019
Dëmi i fundit i Panuccit: Shqipëria një vend më poshtë

Christian Panucci është larguar nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë, por efekti i dështimeve të teknikut italian vazhdon të ndihet për kuqezinjtë, të paktën edhe këtë herë. Pas rezultateve në kualifikueset e Europianit 2020, humbja me Turqinë (ndeshja e fundit e teknikut në detyrë) është zbutur disi vetëm nga fitorja me Andorrën, që gjithësesi nuk ka shmangur dot një tjetër zbritje në renditjen e skuadrave përfaqësuese të dizenjuar nga FIFA.

E parashikueshme që renditja e Shqipërisë do të ishte më e ulët duke parë rezultatet e fundit të Panuccit, që nuk mund të mos reflektoheshin në klasifikim. Shqipërisa ka zbritur një pozicion e tashmë renditet në vendin e 62 me 1368 pikë të grumbulluara. Triumfi ndaj Andorrës si duket nuk i ka mbushur mendjen insitucionit të futbollit për ta mbajtur ekipin kuq e zi në vend numero. Është për të ardhur keq, që edhe kundërshtarë modestë, të jenë para Shqipërisë (si Burkina Faso apo edhe Katari, skuadër kjo e fundit që e kemi mundur në miqësoren e 2016-tës).

Kosova ka pak kohë që është bërë pjesë e Fifa-s, po kjo nuk e ka lejuar përfaqësuesen më të re të Europës të njohë progrese e të hedhë hapa të rëndësishëm përpara në renditje. Kosova renditet në vendin e 127, me 1124 pikë. Ekipi i Challandes ka kaluar 3 vende, si pasojë e rezultateve pozitive në kohët e fundit, barazimin me Danimarkën në miqësore, e atë me Bullgarinë në kualifikueset e Europianit, që janë reflektuar edhe në renditjen e fundit të FIFA-s.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI