Flash

Video/ Icardi kthehet me gol, por skenën e rrëmben Gagliardini: Lazio hedh poshtë mundësinë e parë Champions

Lapsi.al 3 April 2019
Video/ Icardi kthehet me gol, por skenën e rrëmben Gagliardini: Lazio

Fitore bindëse dhe shumë e thjeshtë për Inter, që me 4-0 në shtëpinë e Genoa blindon vendin e tretë në Serie A, pikërisht në mbrëmjen e rikthimit mes titullarëve të Mauro Icardi. Pas avantazhit të Gagliardini me një veprim inteligjent në minutën e 15', ish-kapiteni ka lënë gjurmën e tij me një penallti të fituar në të 39', që është shoqëruar me kartonin e kuq të Romeros. Kthehet tek goli në kampionat pas 107 ditësh argjentinasi, ndërsa në kohën shtesë golat e Perisic e përsëri Gagliardini konkludojnë misionin zikaltër.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/04/h9TIP769hikVg1ynY6u3_03_3f7e57717650791344c49016650e9cf5_video_720p_converted.mp4

Lazio humbet shansin e parë për tiu afruar zonën Champions, duke dalë e mundur nga transferta me Spal. Skuadra e Simone Inzaghi ka një ndeshje për ti rikuperuar, por nëse do të kishte marrë 6 pikë në këto dy ndeshje, do kishte parakaluar Milan në vendin e katërt. Strakosha është detyruar të dorëzohet vetëm në minutën e 89 kur Petagna ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, në një episod që tërboi bardhekaltrit e ku portieri i Kombëtares kuqezi u ndëshkua me kartonin e verdhë.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/04/WUCaExEE7bzN6QEkn5P9_03_783ba9f7926262d791c4f112b75027e1_video_720p_converted.mp4

Për ndeshjet e tjera, Roma nuk shkon më shumë se 2-2 përballë Fiorentinës, në barazimin e vetëm të mbrëmjes. Empoli i shkakton një humbje të papritur Napolit, pa Hysajn të dëmtuar, duke e cuar diferencën e skuadrës së Ancelotti me Juventus kryesues në 18 pikë.

Italy - Serie A

Empoli 2 - 1 Napoli

Frosinone 3 - 2 Parma

Genoa 0 - 4 Inter

Roma 2 - 2 Fiorentina

SPAL 1 - 0 Lazio

Torino 2 - 1 Sampdoria

Të këshilluara

Inter, në Genoa të gjithë kundër Icardi...

Nga problemi tek zgjidhja. Cdo gjë është e paqartë në kthimin e situatës për Mauro Icardi, që u shndërrua nga i dënuar në një fenomen. Sipas Corriere dello Spor...

15:27

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI