Flash

Video/ 22 vjet turpërim në Gjirokastër: Partizani flaket jashtë Kupës

Lapsi.al 3 April 2019
Video/ 22 vjet turpërim në Gjirokastër: Partizani flaket

Ëndërra për të fituar dy trofetë sezonalë është mbyllur në Gjirokastër për Partizanin, që ka dalë i mundur edhe një herë nga qyteti i gurtë, i mundur 1-0 në ndeshjen e kthimit të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Dëmtimet e shumta e kishin lënë pa shumë zgjedhje Skënder Gegën, që për më tepër duhej edhe të rikuperonte 1-2 e disfatës së ndeshjes së parë kundër Luftëtarit. "Nuk mund ta shohësh të ardhmen e dikujt, në qoftë se nuk e provon - shpjegoi Gega ndryshimet e katër lojtarëve në dy pozicionet e qendrës së mesfushës -. Nganjëherë e bën këtë lloj eksperimenti, bashkohet me rezultatin dhe duket si e suksesshme. Unë shikoj detajet. Lojtarët e tjerë nuk kanë agresivitetin e Telushit dhe Hila".

Pas triumfit në sfidën e parë, bluezinjtë e Ahmataj arritën një tjetër sukses me 11 metërshin e Dungës, që ruan traditën e më shumë se dy dekadave pa humbje përballë të kuqve në ndeshjet e zhvilluara në Gjirokastër. "Kur kam ardhur këtu - kujtoi tekniku Ahmataj -, Kupa nuk ka qenë farë në horizont. Objektivi është qëndrimi në kategori, por mendoj që duhet të rishikohet kalendari i ngjeshur. Është një torturë të luash 5 ndeshje në 2 javë".

Pas 37 vjetësh Luftëtari e sheh veten në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa për të ruajtur pathyeshmërinë e fushës përballë të kuqve, duhet të provojë edhe një herë në kampionat të dielën, kur dy skuadrat të vendosen sërisht përballë, por me objektivat të ndryshme.

Të këshilluara

Inter, në Genoa të gjithë kundër Icardi...

Nga problemi tek zgjidhja. Cdo gjë është e paqartë në kthimin e situatës për Mauro Icardi, që u shndërrua nga i dënuar në një fenomen. Sipas Corriere dello Spor...

15:27

Video/ Juventus merr avantazhin në Cagliari

Në transfertën e Cagliari, bardhezinjtë e Juventus marrin avantazhin në mesin e pjesës së parë. Pikërisht në minutën e 22 Leonardo Bonucci ka shënuar golin e av...

21:35

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI