Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Godet fort Elez Biberaj: Sundimi i Ramës i korruptuar, autoritar dhe arrogant

Lapsi.al 3 April 2019
Godet fort Elez Biberaj: Sundimi i Ramës i korruptuar, autoritar dhe

Sundimi i Edi Ramës po bëhet gjithnjë e më ingjashëm me atë të disa udhëheqësve euro lindorë që udhëheqin një sistem të korruptuar dhe jo transparent të cilit i shtojnë autoritarizmin dhe arrogancën. Ky është përfundimi i drejtorit për Euroazinë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj. Gjatë një fjale të mbajtur në 110 vjtorin e gazetës Dielli në ShBA Biberaj ka analizuar gjendjen në Shqipëri dhe Kosovë. Për sa i përket qeverisjes socialiste Biberaj ka thënë se ajo po e fut vendin në një situatë ku Shqipëria "po përballet me problemet më serioze, që pas situatës shkatërrimtare të vitit 1997".

"Pas fitores me një shumicë dërmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë. Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjërë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve" ka thënë Biberaj.

Lexo më tej:

Shkrimi i plotë i Elez Biberaj: Ku po shkon Shqiperia?

Ai ka përmendur lirinë në degradim të mediave dhe më pas ka cituar raportin e Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2019që thotë: Shqipëria është një vend tranzit kyç për shpërndarjen e narkotikëve dhe "një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”  Raporti e rendit Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash duke shtuar se "korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqen një mjedis në të cilin trafikantët e drogës përgjithësisht janë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar." Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga "korrupsioni i përhapur."

Biberaj ka analizuar edhe djegjen e mandateve të opozitës duke ngriitur shqetësimin se ato mund të shtojnë prirjet autoritare të kryeministrit dhe ka mbajtur qëndrim edhe mbi hipotezën e bojkotit të zgjedhjeve të ardhshme: 'Në se Basha i bojkoton zgjedhjet, opozita do t’u mohonte mbështetësve të saj të drejtën e përfaqësimit dhe do të rrezikonte të margjinalizohej gjithnjë e më shumë. Nga ana tjetër, do të ishte një politikë dritëshkurtër për Ramën të hynte në zgjedhje pa opozitën, ose të përpiqej të krijonte opozitën e tij për të zëvendësuar opozitën e vërtetë".

Lapsi.al

Të këshilluara

Targat/ Konsujt e nderit kryqëzojnë Cakajn

Meskiniteti dhe loja propagandistike me cicmice e Edi Ramës që këtë herë ka veshur maskën e zvendësit të tij në diplomaci Gent Cakës, ka bërë që ky i fundit të ...

15:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI