Flash

Sarri ironizon koret ofensive, tifozët e Chelsea përgjigjen: “Je delirant”...

Lapsi.al 3 April 2019
Sarri ironizon koret ofensive, tifozët e Chelsea përgjigjen: “Je

“Në fundin e ndeshjes mund të thonë çdo gjë, por gjatë ndeshjes do të duhet të ndihmojnë lojtarët. Kemi fituar 33 ndeshje në sezon. Kaq mirë besoj se ka bërë vetëm Mançester Siti”. Këto janë fjalët e Maurizio Sarri në përfundim të fitores së vuajtur të Chelsea përballë Cardiff. Teknikut italian nuk i kanë pëlqyer koret që të gjithë tifozët londinezë i kanë kënduar kundër, gjatë gjithë ndeshjes.

Në portalin Redit në internet, një fans madje ka kërcënuar trajnerin: “Sarri lufton kundër nesh? Nuk mendoj që do të përfundojë mirë për të”. Një tjetër, përkundrazi, është treguar më i butë. “Dhe çfarë do të duhet të bëjmë atëherë? Të kthehemi në shtëpi dhe të shpresojmë që gjërat do të përmirësohen vetë?”. Por ka dhe nga ata që kanë shkuar dhe më rëndë në nivelin personal: “Nëse mendon që “Sarri ik” këndohet sepse nuk do të fitojmë kampionatin, atëherë je delirant”.

Kuptohet që tensioni ka arritur në nivele shumë të larta. Përtej vendit të katërt, ajo që djeg më shumë janë humbjet me United dhe Tottenham, që janë vetëm një pikë larg. Kushedi nëse arritja e Champions sezonin e ardhshëm ndoshta mund t’i vërë gjërat në vendin e vet.

Të këshilluara

Inter, në Genoa të gjithë kundër Icardi...

Nga problemi tek zgjidhja. Cdo gjë është e paqartë në kthimin e situatës për Mauro Icardi, që u shndërrua nga i dënuar në një fenomen. Sipas Corriere dello Spor...

15:27

Video/ Juventus merr avantazhin në Cagliari

Në transfertën e Cagliari, bardhezinjtë e Juventus marrin avantazhin në mesin e pjesës së parë. Pikërisht në minutën e 22 Leonardo Bonucci ka shënuar golin e av...

21:35

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI