Flash

Justin Bieber kërkon falje publike për lajmin e 1 prillit

Lapsi.al 3 April 2019
Justin Bieber kërkon falje publike për lajmin e 1 prillit

Më 1 prill që njihet si dita e gënjështrave Justin Bieber publikoi disa foto në profilin e tij ku tregonte se bashkeshortja e tij Hailey Baldwin ishte shtatzënë.

Por kjo gjë nuk u prit mirë nga fansat e tij të cilët mendonin se nuk mund të bëhet shaka në lidhje me shtatzëninë pasi shumë njërëz e kanë të pamundur prindërimin dhe kanë shpërthyer në komente negative. Dhe ditën e sotme Justin ka kërkuar falje publike menjëherë duke sqaruar se gjithaçka ka qënë shaka dhe njërëzit nuk duhet të marrin çdo gjë seriozisht.

'Gjithmonë do të ketë njerëz që ofendohen, njerëz që nuk i kuptojnë shakatë, unë jam një person që bëj shaka dhe kjo ishte gënjeshtra e 1 Prillit. Nuk do të thotë që jam i pandjeshëm ndaj njerëzve që nuk mund të kenë fëmijë. Shumë njerëz që unë njoh, si gënjeshtër të parë për 1 Prillin kanë që t’u tregojnë prindërve që janë shtatzënë, për të parë reagimin e tyre. Por unë gjithsesi do të kërkoj falje dhe do të marr përgjegjësinë dhe do t’u kërkoj ndjesë njerëzve që u ofenduan. Me të vërtetë që nuk dua që dikush të lëndohet nga një shaka… Është si atëherë kur i hodha tortë në fytyrë motrës sime të vogël për ditëlindje, duke menduar që do të qeshte, por ajo qau.  Ndonjëherë nuk e dini se çfarë do të lëndojë ndjenjat e dikujt, jo për të krahasuar shtatzëninë me tortën në fytyrë, por vetëm për të dhënë idenë se nuk dihet çfarë mund të të lëndojë. Disa mund të kenë qeshur, por disa mund të jenë ofenduar…” ka shkruar në postim këngëtari.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI