Flash

Hakmarrja e presidentit të Laçit: Goditet presidenti i Tiranës Refik Halili, përfundon në polici Laska

Lapsi.al 3 April 2019
Hakmarrja e presidentit të Laçit: Goditet presidenti i Tiranës

E gjithë vëmendja ishte përqendruar në 90 minutat e kthimit të cerekfinales së Kupës së Shqipërisë mes Lacit e Tiranës, që parashikohej të zhvillohej në një atmosferë nervoze, pas sherrit që shpërtheu të shtunën në hyrje të dhomave të zhveshjes me protagonist Michael Ngo'o dhe presidentin e kurbinasve Pashk Laska, kur dy skuadrat u sfiduan për kampionat. E megjithatë aty gjithcka shkoi qetë, ndërsa tensioni u krijua në Tiranë me konfrontimin fizik të dy krerëve të klubeve.

Presidenti Laska nuk ka qenë fare i pranishëm në stadiumin e Lacit, duke qenë i dënuar nga Komisioni i Disiplinës, aty ku bardhezinjtë e Starovës gati përmbysën humbjen e ndeshjes së parë (3-0) me suksesin 2-0. Por të dy janë përplasur kur Halili është kthyer në kryeqytet dhe situata lidhet direkt me ngjarjet e ndeshjes së të shtunës. Numri 1 i bardhezinjve ka goditur Halilin, që ka bërë denoncimin në polici, me forcat e rendit që kanë bërë shoqërimin në komisariat të presidentit Laska.

 

Zyra e shtypit e Tiranës bën të ditur se nuk do të ketë një reagim të tyre në lidhje me këtë cështje dhe se pret zbardhjen e ngjarjes nga policia, në lidhje me këtë incident, që agravon edhe më shumë mardhëniet mes klubeve të Tiranës e Lacit.

Të këshilluara

Inter, në Genoa të gjithë kundër Icardi...

Nga problemi tek zgjidhja. Cdo gjë është e paqartë në kthimin e situatës për Mauro Icardi, që u shndërrua nga i dënuar në një fenomen. Sipas Corriere dello Spor...

15:27

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI