Flash

Bari/ Dy shqiptarë arrestohen për emigracion të paligjshëm

Lapsi.al 3 April 2019
Bari/ Dy shqiptarë arrestohen për emigracion të paligjshëm

Dy shqiptarë janë ndaluar në Portin e Barit pasi njëri rezultonte i dënuar, ndërsa tjetri i dëbuar, raporton "La Gazzetta del Mezzogiorno". Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshave 48 dhe  42-vjeç.

Operacioni ndodhi në kohën që ata po zbrisnin nga një traget i linjës Durrës – Bari. Njëri prej shqiptarëve ishte dënuar nga Gjykata në Piza me paraburgim, por kishte marrë masë alternative, atë të ndalimit për të hyrë në Itali për 5 vjet. Po i njëjti person ishte dënuar edhe për 3 krime të tjera në shtetin italian, për drogë e falsifikime.

Të dy, duke mbërritur në Portin e Barit kishin shkelur rregullat për emigracion të paligjshëm dhe hyrje në mënyrë të paligjshme në territorin italian.

Të këshilluara

NATO-Rusisë: Do të marrim prapë masa

Një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s në Uashington këtë javë do të diskutojë të gjitha elementet e kërcënimit të paraqitur nga Rusia dhe do të kërkojë të...

17:44

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI