Flash

Washington Post: Arabia Saudite ka blerë heshtjen e fëmijëve të gazetarit të vrarë

Lapsi.al 2 April 2019
Washington Post: Arabia Saudite ka blerë heshtjen e fëmijëve

Gazeta amerikane “Washington Post” ka zbuluar se fëmijët e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi përfitojnë nga Arabia Saudite mijë Dollarë dhe kanë marrë një pronë multimilionere. Sipas kësaj gazete, Arabia Saudite po i dëmshpërblen financiarisht katër fëmijët e gazetarit me qëllim që të heshtin rreth vrasjes makabre të babait të tyre.

Raportohet se Arabia i paguan atyre nga 10 mijë Dollarë secilit në muaj, pra në total 40 mijë Dollarë. Gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra më 2 Tetor në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll. Trupi i tij u copëtua dhe nuk është gjetur ende, shkruan Tv Klan. Ai ka jetuar në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kritik i regjimit të Arabisë. Nëpër mediat botërore u aludua se gazetari u vra me urdhër të Princit të kurorës, Mohamed Bin Salman, megjithatë ky i fundit i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni. Njëmbëdhjetë persona të dyshuar për vrasjen e gazetarit tashmë janë në gjyq.

Në Arabinë Saudite jeton vetëm djali i madh i gazetarit Khashoggi, i cili punon në një bankë. Kurse vëllai tjetër dhe dy motrat e tij jetojnë dhe punojnë në SHBA. Washington Post citon burime të afërta të familjes Khashoggi dhe zyrtarë e ish-zyrtarë sauditë kur thotë se fëmijët e gazetarit janë paguar nga Arabia për të blerë heshtjen e tyre.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI