Në prezencë të politikanëve e të kryetares së Bashkisë së Madrid, Florentino Perez ka prezantuar projektin e ri të Santiago Bernabeu, stadiumi që nga 1947 mirëpret ndeshjet e Real Madrid. "Ky stadium do të jetë një ikonë avangard për klubin e qytetin - ka thënë presidenti - Do të jetë stadiumi më i mirë në botë, me komoditet, siguri, si dhe teknologjinë më të mirë". Punimet do të nisin në verë e do të përfundojnë brenda 42 muajsh.
Bernabeu do të ristrukturohet e Florentino Perez ka prezentuar projektin: "Do të jetë stadiumi dixhital i të ardhmes. Kemi nisur këtë rrugë në 2009, nuk ishte e lehtë. Javën e ardhshme do të firmosim kontratën e financimit për veprat, e në prill projekti do ti dorëzohet një prej kompanive të ndërtimit, për të nisur sa më shpejt të jetë e mundur pas mbylljes së këtij sezoni - ka shtuar numri 1 i Real - Do të jetë një përmirësim për qytetin e Madrid. Èshtë një mundësi e madhe për të transformuar stadiumin në një platformë teknike për të komunikuar me botën".
Nga 2000, vit në të cilin filloi mandati i tij (i ndërprerë në shkurt 2006 e rimarrë në korrik 2009), Perez ka investuar 500 milionë euro për të përmirësuar infrastrukturë, 269 në Bernabéu e 231 për qendrën stërvitore në Valdebebas.
https://www.youtube.com/watch?v=muGyJEu12A8