Flash

Totti e Baldini, duel për këshilltarin e presidentit, me emra konkretë teknikësh...

Lapsi.al 2 April 2019
Totti e Baldini, duel për këshilltarin e presidentit, me emra

Franco Baldini, apo Francesko Totti. Të dy armiqtë e përjetshëm sot luajnë vendin e konsulentit special të James Pallota, deri këtu i mbajtur pikërisht nga drejtuesi toskan, që në fakt jeton në Londër. Ish-kapiteni, për më tepër, nuk e ka lënë kurrë Trigorian, por tani kërkon më tepër pushtet dhe praktikisht do t’a ketë atë. Drejtime të ndryshme për një të ardhme që do të duhet të mbyllë të tashmen katastrofike.

ROMA E TOTTI – Fjala kyçe do të jetë vetëm një: normalitet. Francesco Totti e ka thënë hapur dhe qartë: “Me mua do të ndryshojnë shumë gjëra”. Mes këtyre gjerave edhe vlerërsimi i njerëzve të fushës si Bruno Conti (i lidhur me Akademinë), Morgan De Sanctis dhe Riki Massara. Drejtori sportiv actual, në fakt, do të mbetej në vendin e tij dhe pas shumë zërave që kanë qarkulluar të paktën rreth Totti. Si alternativë është Petracchi, edhe pse Kairo nuk do ta humbasë nga Torino. Për pankinën pëlqehet Rino Gattuso, në një farë mënyre vetëm nëse Milani do të duhet t’i jepte lamtumirën. Si zgjedhje e dytë Gasperini dhe Montela. Në merkato, ashtu sikurse është thënë, pista e të rinjve do të humbiste rëndësinë, duke i dhënë hapësirën lojtarëve të karakterit.

ROMA E BALDINI – Këshilltari aktual i Pallota dy vjet më parë e dogji idenë e Totti si drejtues dhe për ironi të fatit mund të zëvendësohet pikërisht nga Francesko. Vetëm se Baldini ka treguar në të kaluarën që shfaqet nga hici për tu bërë protagonist. Nuk është e rastësishme që emri i tij peshon në klubin verdhekuq që nga 2000. Drejtuesi toskan ka në mendjen revolucionin e madh dhe është i dashuruar me personalitetin e Luis Campos, drejtorit sportiv portugez të Lille. Një lidhje direkte me agjentin e madh Jorge Mendez dhe një karakter shumë origjinal (flet gjithnjë në vetën e tretë). Një tjetër “i shenjtë” pas Sabatinit dhe Monchi. Trajneri i preferuar nga Baldini, me shumë emrave, mbetet Maurizio Sarri me të cilin ka pasur më shumë se sa një bisedë. Ndërsa, për merkaton, si zakonisht sytë në Premier League, në dalje dhe në hyrje. Dhe shumë investime mbi të rinjtë.

Të këshilluara

Inter, buxhet ekstra për...Antonio Conte

Inter duket se i ka idetë e qarta. Luciano Spalletti ka një kontratë edhe për dy vitet e ardhshme, me një pagë prej 4 milion euro të plota në vit, por në fund t...

12:33

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI